Trendi
Në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara, ku vdekshmëria e foshnjave të porsalindura është e madhe, qeveritë dhe sipërmarrës nga e gjithë bota po shpërndajnë kutinë e bebes, që ofron nevojat bazë
Është një traditë që daton që prej viteve 1930. Çdo nënë e re, pavarësisht prejardhjes dhe të ardhurave, merr një kuti për beben nga qeveria.
Kutia përmban disa artikuj, si biberon, veshje, grykëse, produkte për t’u larë, si dhe një mbulesë të vogël.
Tradita e ka ndihmuar Finlandën të arrijë një nga normat më të ulëta të vdekshmërisë në botë te të porsalindurit.
Ideja u bë më publike kur qeveria finlandeze ia dha atë dukës dhe dukeshës së Kembrixhit kur po prisnin fëmijën e tyre të parë.
Menjëherë pas kësaj, tre baballarë në Finlandë krijuan një biznes për të furnizuar klientët me kuti të tilla në të gjithë botën.
Dy gra në SHBA bënë të njëjtën gjë. Ka një biznes të ngjashëm në Britani dhe shumë të tjerë gjetkë.