Brenda 24 orëve fama e tij u rikthye në atë majë që dikur e kishte lënë si model.
Tani si një jurist por që rikthehet si model vetëm kur bëhen fjalë për miliona, djaloshi nga Kosova rrëfen eksperiencën e xhirimeve të projektit të fundit të këngëtares Enca Haxhia.
Kush është Pali dhe si e bëri ajo për vete, flet më shumë modeli në një intervistë për suplementin, Panorama plus.
Ka kohë që merresh me modelizëm, kush është kulmi i karierës tënde?
Në fakt disa vite më parë jam marrë me modeling dhe ka qenë një eksperiencë disa vjecare karieren e vertetë unë e kam në profesionin tim si jurist.
Si është jeta dhe puna e një modeli në Kosovë?
Jeta e një modeli në Kosovë nuk është si jeta e modelëve në Europë dhe më tej. Është një jetë normale, por me angazhime që duhet të shkosh në fitnes të bësh photoshooting reklama të ndryshme mbrëmje organizative dhe kjo është puna dhe jeta e tij pasi nuk ka hapësira për më shumë.
A ia vlen të meresh me këtë profesion atje?
Jo nuk ia vlen prandaj dhe unë i jam fokusuar më shumë karrierës sime si jurist.
Në Shqipëri ke qenë gati i panjohur si personazh, pse mendon se të zgjodhi Enca?
Na kontaktoi një mik i joni i përbashkët dhe kështu lindi bashkëpunimi me Encën.
Ka qenë mendon fiziku yt i bukur si shkas që ajo të vendos për ty?
Përveç fizikut pjesa më e rëndësishme ishte loja që unë duhet të bëja në klip ndaj ajo nuk donte thjesht një model por një aktor model. Kjo ka qenë arsyeja kryesore.
E ke pasur siklet gjatë xhirimeve për shkak të provokimeve nga këngëtarja?
Enca është një profesioniste e vërtetë po ashtu edhe unë kështu që puna ishte pika kryesore dhe nuk mendohej asgjë tjetër. Në siklet jam ndier vetëm pasi kisha torten në fytyrë kjo ka qenë pjesa më e sikletshme.