Nga tërmeti në Ekuador raportohen 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur.
Termeti me magnitudë 7.8 ballë Rihter shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë zona të vendit.
Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
“Për momentin, numri i të vdekurve të konfirmuar është 77 persona”, -deklaroi sot zëvendës/presidenti, Jorge Glas, duke folur për më shumë se 588 të plagosur të regjistruar në qendrat spitalore.
Ai theksoi se “ky bilanc rrezikon të rritet edhe më shumë pasi e dimë që ka ende qytetarë nën rrënoja që duhet të shpëtohen”.