Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dale dale, s’keni pare gje akoma”…..

2016/04/17 at 12:27 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dale dale, s’keni pare gje akoma”…..

Artan Hoxha


Meqe nuk ndodhem ne Tirane, po disa qindra kilometra larg saj, aty nga mbremja vone nisi te kercase telefoni. Pak minuta me pas shpertheu ne ngazellim dhe rrjeti (Facebook). Heeeeuuuu!!! C’te kete bere vaki??!!!
Pastaj pash gaz e hare. Shperthyen papritur deshirat e nje takemi per ta perqafuar fort Ramen. Sigurisht jo per viziten ne SHBA, por se eshte duke bere shtet jo shaka. Naaaaa, teeeert, u a ka bere “te forteve”.
Pas te pareve, nje takem tjeter ishte gati te rrokte per mezi e ta puthte Doktorin, aq fort, sa t’i dilnin syte vendit nga kenaqesia. Medemek ky i fundit na paskesh bere hatane. Kishte ngjitur nje flet-rrufe per nje “te forte”, qe sa ishte vet ne pushtet policia e arrestoi tri here, po se kush dreqin e lironte prape nje zot e di. Per 8 vite rresht jo vetem qe nuk ia permendi ndonjehere emrin, por edhe kur kapej rastesisht, me para lirohej se arrestohej. Nje here u lirua se Renea e kapi gabimisht, se kishte shkuar ne banese per te arrestuar nje te arratisur nga gjykata, por gjeti tre te tjere, per te cilet nuk kishte prova. Nje here tjeter e arrestoi se kercenoi dy deputete te mengjert ne mes te mexhlisit, qe po benin propagande me elektoratin kunder kryebashkiakut te ardhshem te Tiranes(ai muhabeti me votat ne kutine e gabuar). Po nejse, se mbajten as nje jave se mire ua bente qafireve (Vasilikes dhe Besnikut). Kerkonin vota te majta te ish-njesia 8. Heren tjeter, po nen te njejtin kryeminister, e kapen diten e zgjedhjeve. Pasi kishte bere gjithe diten “Pune” per bashkine e madhe te Tiranes qe ta fitonte e “djathta”, ne te ngrysur i shkoi ne ndihme nje kandidati te mengjert ne nje komune te vogel ne periferi te kryeqytetit. Por u peshua mire kontributi i tij gjate fushates elektorale dhe gjithe diten e zgjedhjeve te 8 majit 2011, dhe u vendos njezeri tia benin kabull “lajthitjen” ne aksham. Prandaj u mbyllen te dy syte per te mos qene “bukshkale”, dhe arsenali me arme te lehta e te renda ne mjetet e blinduara qe u kapen ne periferi te Tiranes, dolen arme “trofe”. E keta djemte meqe nuk kishin muzeum k’u ti ekspozonin armet “trofe”, i mbanin me vete nga “halli”. Cudi e madhe, se i njejti gjithckadenoncues, 3-4 dite me pare, mori haptazi ne mbrojtje, ca djem zotni, qe policia u kishte rene ne qafe kot me se koti. Ne fakt nuk u mor vesh kurre, kujt i binin nga xhepi ato mina larte e poshte neper Tirane, sa here jepte piskamen nje xhaxha ne parlament. E pasi u kapen larte e poshte, nga Skandinavia ne luginen e Fanit ca djem zotni te pafajshem, minat u zhduken si me magji. Ta kete yshtur Baba Mondi Sajmen, e tia kete hequr syrin e keq??!! Prape zoti ne qiell e di kete pune. Po shyqyr te pakten rame rehat nja nje vit nga minat.
Nje takem i trete, u ben gati te puthin ne balle, si qemoti trimat ne lufte, hem Tikun dhe hem Kiun bashke. Heeeuuuuuu bre!!!!! C’te kene bere bashke kryehetuesi dhe kryerendvenesi qe e kane patur ne dore e si paska lene njeri ta bejne deri sot??!!!! Nje cun zotni, nga ata me kod nderi, vendosi ti respektonte. Fundja cdo humbiste?!! Ai ka qene aq here ne polici, sigurisht kur dikush “flet keq” per te, sa policet nis i ze meraku se nga humbi ky djale e s’po behet i gjalle.
E pra, te shtunen pas darke, miletin e kapi sevdaja e madhe per te puthur, ndukur e rrokur per mezi, ata qe e qeverisin kete vend dhe ata qe e kane qeverisur para tyre.
Daleni, daleni burra, mos u ngutni. Vertet keta djemte zotni, kur lirohen per mungese provash nuk jane si Fullani qe te kerkojne leket e burgut kokerr me kokerr, po hajde e beju derman policeve pastaj. Cili nga ata do kete kurajon te shkoje t’u trokase prape ne dere kur dikush te “flase keq” per ta?!!!! Prandaj burra, nese keni kaq afsh e zjarrmi per ata qe na qeverisin dhe ata qe na kane qeverisur, mos humbni kohe. Puthini, ndukini, perqafojini, sa pa ardhur e hena. Se pastaj, kur te shikoni “dale se s’keni pare gje akoma” do beheni pishman, e do nisni ti shani si c’keni bere deri dje ne darke. Kurse djemte zotni, do jene bere zotni djem.

(Kjo eshte vetem nje pergjigje e aty per aty, per miqte dhe te njohurit e mi, qe me pyeten me kureshtje pse nuk po e thosha nje fjale per dicka qe kam folur gjithe vitin. Me mirkuptoni, por kur shoh kush “denoncon”, dhe kush ben sikur “arreston”, ia di fundin telenoveles made in Albania. Kjo ishte thjesht seria e radhes, personazhet jane te njejtet, vetem sa kane nderruar rolet. Bileten dhe shpenzimet e shfaqes gjithnje i paguan shikuesi popull.)



Ju sugjerojmë

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave
Kryesore

Kuvendi miraton me 72 vota projektligjin për performancën energjitike të ndërtesave

16 Qershor, 2025 5:06 pm
Para
Basha: Rama caktoi Emiljano Shullazin rektor të Universitetit të Tiranës

Basha: Rama caktoi Emiljano Shullazin rektor të Universitetit të Tiranës

Po ndodh/ Gjenden dy trupa të pajetë në bunker….

Po ndodh/ Gjenden dy trupa të pajetë në bunker....

Çfarë kërkon Bleona poshtë fustanit?

Çfarë kërkon Bleona poshtë fustanit?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
16 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com