Futbollisti shqiptar, Milot Rashica është rikthyer te goli në Eredivisie të Hollandës. Sulmuesi ka realizuar golin e avantazhit provizor për ekipin e tij, Vitesse, në ndeshjen ndaj Hercules, të përfunduar në barazim 11.
Shqiptari shënoi në minutën e 48’, pas një asisti nga shoku i tij i ekipit, Peter van Ooijen.
Një paraqitje përgjithësisht pozitive kjo e Rashicës në ndeshjen e sotme e vlerësuar me notën 7.2.
Takimi i Rashicës me golin mbërriti sot, pikërisht në të njëjtën ditë, kur në faqen zyrtare të UEFAs u publikua një shkrim dedikuar futbollistit shqiptar.
Një artikull i gjatë dhe gjithëpërfshirës në qasje të plotë të vlerave dhe performancës gjithmonë e në rritje të Milot Rashicës. Ky i fundit është vlerësuar nga UEFA si “djali i çudirave” për javën e kaluar.