TIRANE- Pas deklaratës së fortë të Sali Berishës se kandidati për rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni si dhe rektori aktual Dhori Kule janë kërcënuar nga Shullazi në mënyrë që Koni të terhiqet nga gara, ka folur vetë kandidati. Ai thotë se do të vazhdoj garën, por nuk shkruan asnjë fjalë për kërcënimin në fjalë, që u bë publik nga Berisha.
“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.
I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”.
Deklarata u bë rreth dy orë pasi Berisha tha se Koni është kërcënuar nga Shullazi.
Në këtë garë për postin drejtues të Universitetit më të madh në vend, është dekania aktuale e GJuhëve të Huaja Klodeta Dibra. Ajo është gjithashtu edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, zgjedhur nën siglën e PS.