Fatmir Zeqaj është ndër të paktët që ka parë pamjet e kameras së sigurisë që regjistroi vrasjen e vëllait të tij, mbrëmjen e 16 Marsit, në zonën e ish – Bllokut.
Nga filmimet ka parë një tjetër person të dyshimtë, veç autorit të krimit.
E identifikon si bashkëpunëtor në krim, pasi thotë se ai bëri disa shenja kur Ajeti doli nga bilardo.
Nisur nga ajo që ka parë nga kamerat, vëllai i viktimës tregon dhe për karakteristikat trupore të autorit.
Një ditë para ngjarjes, Ajet Zeqaj i kishte rrëfyer të vëllait për konfliktin e vetëm që kishte.
58 – vjeçari thotë se vrasësi e dinte që vellai i tij kishte lindur me një anomali.
E kishte zemrën në krahun e djathtë dhe për këtë arsye mendojnë se ai e ka qëlluar në atë krah. Në dijeni të anomalisë ishin vetëm familjarët.
Tv Klan