Iniesta ishte lojtari më i mirë katalanas në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve, të cilën Barcelona e humbi 2-0 në “Vicente Calderon”. Kapitenit iu mohua edhe një penallti në minutat shtesë nga Rizzoli, teksa e ka përjetuar shumë keq eliminimin nga ky kompeticion. Nëse të tjerët janë vrenjtur paksa në fytyrë, Iniesta nuk i ka mbajtur dot lotët në autobus, pas ndeshjes, kur është nisur për kthim, në Katalonjë. Në fakt zhgënjimi në klub ka qenë i madh, për atë që ndodhi të mërkurën në “Vicente Calderon”.