Era Istrefi po bën bujë në mediat botërore. E fundit që ka përgatitur një kronikë për këngëtaren nga Prishtina, ka qenë televizioni gjerman, RTL2. Në këtë insert, 22 vjeçarja është krahasuar me këngëtaren e njohur botërore, Rihanna. Hiti i saj “Bon Bon” është një nga këngët më të preferuara në mediat evropiane, edhe ato gjermane ndërsa atë dhe stilin e saj e quajnë “Cool”.
Në materialin e përgatitur thuhet se këngëtarja jeton në Kosovë, në një vend ku 70 % të të rinjve janë të papunë dhe ku vitin e kaluar shumë banorë për shkak të gjendjes ekonomike kishin marshuar drejt Gjermanisë.
“Dëshiroj që njerëzve t`u jap shpresë dhe se mund të arrijnë atë çfarë ata duan, pavarësisht se nga vijnë ata”, ka thënë Era për RTL2.
Në fund të insertit thuhet se përpara Erës qëndron një karrierë e bujshme, e cila ndoshta mund të arrij edhe suksesin e Rihannes.