Një nga skafistët, përgjegjës për tragjedinë e Otrantos, është arrestuar nga policia italiane në Milano. 38-vjeçari shqiptar, indetiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dënuar nga gjykata e Vlorës me 25 vite burg. Ndaj kishte dhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar, ndërsa është shpallur fajtor për vdekjen e 21 personave që ishin nisur për në Itali nga deti në vitin 2002.
Automjeti i tij është ndaluar nga kontrollet rutinë të policisë. Ai dispononte një pasaportë greke false si dhe një patentë. Autoritetet dyshuan se dokumentet ishin false, ndaj nisën kontrollet e plota duke shoqëruar edhe 38-vjeçarin.
Pas kontrollit rezultoi se dokumentet ishin false. Nga shenjat e gishtave, sistemi nxori indetitetin e vërtetë të tij. Ndaj shqiptari tani rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve, po ashtu pritet edhe ekstradimi në Shqipëri.