Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dilema e pamundur: Cinik i urryer apo budalla i mirë?

2016/04/12 at 8:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Dilema e pamundur: Cinik i urryer apo budalla i mirë?

Nga Lorenc Vangjeli


Fotografia e çastit në Partinë Socialiste tashmë është e qartë. U mbajt një referendum.

Zyrtarisht u shpall se morrën pjesë një shumicë dërmuese socialistësh. Nga kjo shumicë, shumica dërmuese votoi për linjën zyrtare të partisë: kryeministri është dhe kryetar i partisë.

Rama, njeriu për të cilin u bë referendumi tha se ishte krenar për rezultatin dhe se ai ishte një arsye më shumë për “…t’i shërbyer me mish e shpirt familjes së madhe politike”.

Blushi, kontestuesi i kryeministrit, kontestoi edhe referendumin, edhe rezultatin e tij si të

fallsifikuar dhe të paravendosur. Premtimi i tij ishte se do “…t’i tregonte Shqipërisë se nuk është koha për të përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar”.

Kjo pikë fundore të përplasjes ofron një arsye të mirë për palët, për atë që qëndron dhe

për atë që duket se po ikën, për të reflektuar një çast më shumë. Për t’u rikthyer dhe njëherë në pikën e nisjes dhe për të rikujtuar sesi ka filluar vetë përplasja.

Për të zëvendësuar sipërfaqen që jep fotografia e çastit, me thellësinë e imazhit që mund të japë piktura; për të zëvendësuar suprinën e lëmuar të letrës me shkëlqim me një realitet më të ashpër të bojës së vajit.

Ajo që ka ndodhur në Partinë Socialiste nuk është gjë e re. Nuk është as diçka e panjohur.

Me goxha ndryshime në formë, në thelb ajo mbetet thelbi i mundshëm dhe i vetëm çdo mosmarrëveshjeje politike: pushteti, ndarja dhe menaxhimi i tij.

Në opozitë, kur pushteti është vetëm një premtim, ai ka fuqinë magjike të bashkimit të

energjive, të përmbledhjes së shumë vullneteve dhe garantimin e solidaritetit në mënyrë vullnetare nën ombrellën e partisë.

Si rregull i pandryshuar deri më tani, në Shqipëri, në kohën e opozitës, ato vullnete bëhen bashkë kryesisht për shkak të “urrejtjes” për kundërshtarin.

Në pushtet ndodh e kundërta. Vullnetet dhe individualitetet e partisë duhet të bashkohen nga “dashuria”. Dhe këtu zë fill problemi që mbajti pezull shumë pak vullnete dhe akoma më pak individualitete në PS këto muaj: në Shqipëri kjo ndjenjë politike ose mungon, ose është shumë e rrallë dhe zëvendësohet tërësisht nga interesi.

Marrja e pushtetit, gabimisht, konsiderohet si pika fundore e shpërblesës së gjithë asaj që është dhënë në opozitë.

Në opozitë secili e mat veten jo me mundësinë, por me shpresën. Jo me realitetin, por me ëndrrën. Dhe ëndrrat me shpresë, zakonisht janë të parealizueshme, kurse shkaku se pse nuk realizohen, merr menjehërë edhe emër të përveçëm, edhe fytyrë individi.

Për Blushin ky individ ishte Rama, për të cilin beson sinqerisht se është ai vetë një nga garantuesit e fillimit të karrierës së tij politike në fundin e viteve 90’.

Për Ramën Blushi ishte pak ose fare­fare pak pjesë e kontributit të opozitarizmit të PS­së. Më shumë se kaq, ishte dhe një kokëçarrje ciklike, pavarësisht se ishte tepër i ri për t’u sjellë si plak që meriton respekt për hir të moshës në parti.

Për Blushin, miqësia me Ramën dhe njohja e dobësive reciproke, duhet të ishte dhe sinjali i parë objektiv se kur njëri të bëhej i fortë, për tjetrin nuk do të kishte më vend në varkë.

Dhe duhej të kuptonte që pritja e tij për sukses në PS mund të hynte vetëm nga dera nga ku do të dilte disfata e Ramës.

Në zgjedhje, për shembull, por jo si zgjidhje statuti nga partia.

Blushi, si dje, si në ditën tjetër pas referendumit nuk ka pushtet tjetër përveçse atij që i buron nga fjala dhe që fatkeqësisht në Shqipëri, as nuk bëhet fjalë që të vlerësohet.

Tirana është ende atdheu i pandryshueshëm i aksiomës se fituesi i merr të gjitha. Edhe varkën. Edhe kontrollin mbi ekuipazhin. Edhe destinacionin. Edhe portet nga ku mund të niset dhe ku mund të bitiset.

Çështja është Rama, por jo më Edi si individ, por si kryetar I partisë dhe kryeministër. Eshtë çështje e zgjedhjeve nga ai vetë i dilemave turbulluese që i kanë marrë mendjen gjithmonë drejtuesve të pushtetshëm, sidomos në momentin kur pushteti i tyre duket më i fortë se kurrë.

Rama duhet të zgjedhë nëse është më mirë për të vetë një kundërshtar i mençur apo një duartrokitës budalla. Eshtë më i dobishëm ciniku i bazuar në dyshime apo optimisti i buzëqeshur edhe në funeral.

Ja vlen më shumë plaka Nurihan që shihte zi në zi apo naivët e lumtur që shohin ylbër edhe natën.

Në këtë fund të përkohshëm të një cikli ndeshjeje që është cikël si gjthçka tjetër në dynja, përfshi dhe vetë partitë që prodhojnë pushtet, është e qartë se Rama fitoi një betejë që e kishte të panevojshme.

Që për arsye të panjohura e shpiku vetë, ndoshta nga bindja se po vepronte drejt, ndoshta nga vështirësia për t’u kthyer pas kur kishte arritur të mohonte mundësinë e garës në PS, ndoshta pa kuptuar se po refuzonte t’i jepte Blushit fiks atë gjë që vetë Blushi nuk e donte: garën.

Njëlloj si tani kur nuk duhet t’i japë fiks atë që Blushi do më shumë: përzënien nga varka socialiste!

Zarat e hedhur prej kohësh, tashmë kanë një minutë paqe. Hedhja e rradhës së tyre do të duhet të marrë parasysh shumë e shumë faktorë, vullnete dhe individualitete brenda dhe jashtë PS­së, brenda dhe jashtë Tiranës. Fotografia e çastit flet qartë: Rama ka fituar,

Blushi ka humbur. I pari morri një gjë që e kishte, i dyti fitoi çfarë nuk i mungonte. Tani, së paku Blushi duhet të kuptojë se në politikë ka një aksiomë: fitimtarët duhet gjithmonë të sakrifikojë.

Para tij e ka bërë sakrificën Rama, përpara Ramës e ka bërë Meta. Ka sakrifikuar pafund Nano e po kështu Berisha. Gjithë të tjerët në teatër kanë qenë vetëm dhe thjesht të përkohshëm!

Edhe kur i nxirrte fati në skenë për të recituar momentin fatkeq që në Ballkan e marton pamëdyshje marrëzinë me madhështinë dhe le në dilemë pikpyetjen e madhe: më mirë një cinik i urryer apo një budalla i mirë?

 

 



Ju sugjerojmë

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
Aktualitet

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

18 Qershor, 2025 1:32 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

18 Qershor, 2025 1:27 pm
Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale
Aktualitet

Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale

18 Qershor, 2025 1:22 pm
Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës
Aktualitet

Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës

18 Qershor, 2025 1:14 pm
Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja

18 Qershor, 2025 1:10 pm
Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa
Bota

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa

18 Qershor, 2025 1:04 pm
Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..
Aktualitet

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..

18 Qershor, 2025 1:02 pm
Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa
Aktualitet

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

18 Qershor, 2025 12:56 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

18 Qershor, 2025 12:50 pm
Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
Aktualitet

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

18 Qershor, 2025 12:34 pm
Para
E çuditshme/  U vdes nipi, piloti kthen avionin mbrapsht…

E çuditshme/ U vdes nipi, piloti kthen avionin mbrapsht...

Kryeministri si agjensi udhëtimesh!

Kryeministri si agjensi udhëtimesh!

VideoSTOP/ Rama: Mësim fetar në shkolla, por ende s’ka futur internetin

VideoSTOP/ Rama: Mësim fetar në shkolla, por ende s’ka futur internetin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
18 Qershor, 2025

Të shtunën, më 14 qershor, Huma Abedin dhe Alex Soros kurorëzuan dashurinë e tyre në një aheng madhështor. Dasma “mbretërore”...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi
18 Qershor, 2025

Vijon pa problematika, procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Siç raporton gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli,...

Lexo më shumë

Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale

Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale
18 Qershor, 2025

Një zjarr ka përfshirë sot në orët e para të mëngjesit kampin social të komunitetit rom në Shkodër. Fatmirësisht, nuk...

Lexo më shumë

Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës

Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës
18 Qershor, 2025

Mëngjesi i së mërkurës i gjeti në terren përfaqësuesit e task-forcës së përbashkët të ngritur për menaxhimin e plazheve. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com