Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujt i intereson se u hapën apo jo kutitë e votimit të PS-së?

2016/04/12 at 7:54 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kujt i intereson se u hapën apo jo kutitë e votimit të PS-së?

Nga Dritan Laci

Ka tri ditë që i vetmi lajm politik që qarkullon në këtë dynjanë tonë të shtuar të fakirëve, është a u vodhën apo s’u vodhën kutitë e votimit në zgjedhjet e Partisë Socialiste. A thua se ky është shqetësimi i fundit që do të na shpëtonte njëherë e mirë në këtë palo demokracinë tonë shqiptare.

Në fakt për ta bërë të qartë që në fillim dhe për tu bërë edhe paksa malinj, ky është një debat aq shterpë, sa jo demokraci nuk prodhon por edhe vetë shqiptarët, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës me këtë farë politikanësh, as kanë për ta vënë ndonjeherë ujin në zjarr, nëse u vodhën apo jo socialistët midis veti.

Kjo sepse nëse do të ishin një popull që e ndjen në palcë demokracinë dhe vlerat e saj, do të ishin shqetësuar po kaq kur po këta politikanë ua kanë vjedhur po kaq ashiqare votën, ose më e keqja kanë bërë sehir sepse ashtu u interesonte, kur drejtuesit e tyre vidhnin votën popullit, si të majtë, të qendrës apo të djathtë.

E pra sot Blushi, Hafizi, Dade, Maqo me shokë, dhe shumë prej tyre që merakosen për demokracinë, nuk po bëjnë asgjë tjetër vetëm se po kafshojnë mbi trupin një viktime që e kanë vrarë po ata.

Ashtu si në një dramë të Brehtit, e cila luhej në pushtimin nazist, ku të gjithë heshtnin për fatin e komshinjve çifut, por ku harruan se një ditë ky fat kobzi do të trokiste edhe në derën e tyre, por atëherë do ishte shumë vonë, pasi nuk kishte mbetur më kush ti ndihmonte.

E pra sot nuk ka mbetur kush të bërtasë për fatin e Benit, Mozës, Artës, Maqos, sepse në një farë mënyre ata janë po aq fajtorë apo bashkëfajtorë në atë që kanë gatuar.

Atëherë përse duhet të merakosemi për demokracinë e familjes së Benit, Mozës, Artës, Maqos me shokë, nëse i pari i familjes, Rama, ua vjedh apo jo votën?!!

A nuk është vota ime e barabartë kur shkelet, vidhet, dhunohet, me atë të Benit, Mozës, Artës, Maqos me shokë.

Atëherë kujt i intereson i hapen apo jo kutitë Benit, Mozës, Artës, Maqos me shokë e të tjerë.

Do i japë kjo më shumë demokraci vendit?

Do i bëjë këta njerëz më të ndershëm, sa të mos u japin tenderat miqve, farefisit, fëmijëve të tyre?

Do na japë më shumë të ardhura në fund të muajit?

Do ndalojë nepotizmin në administratë?

Nëse ju nuk jeni të aftë të tregoni demokraci brenda familjes suaj, nëse ju vidhni votën brenda familjes suaj, nëse ju nuk jeni të aftë të mbroni votën brenda familjes suaj, atëherë ky nuk është më shqetësimi primar i shqiptarëve?

Pasi automakisht ata kanë përballë një familje që mund të ketë të njëjtë mungesë respekti për votën edhe të atyre që nuk votojnë për ta?

Nëse ju do të ishit të aftë të mbronit këto parime brenda familjes, do vlente një debat për demokracinë, por nëse ky është thjesht një konsum i brendshëm, brenda familjes, nga ato të rëndomtit ku fëmijët gërmojnë në xhepat e prindërve dhe tërheqin një 10 mijë lekësh pa dijeninë e tyre se duan të shkojnë në pub, dhe kjo përfundon me sherr e shamatë, kjo nuk u intereson fare shqiptarëve.

Madje nëse do ishin kaq malinj shqiptarët, përgjigjja që do u jepnin në një rast të tillë do të ishte: Ju po hani çorbën që keni gatuar dhe mundësisht mos na ngatërroni në sahanin tuaj…..

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Parku i Liqenit/ Ja si reagon Presidenti Nishani ndaj sulmeve të Velisë

Parku i Liqenit/ Ja si reagon Presidenti Nishani ndaj sulmeve të Velisë

Ja cilat janë pesë profesionet të cilat nuk kanë nevojë për një diplomë

Ja cilat janë pesë profesionet të cilat nuk kanë nevojë për një diplomë

Ndocaj në Kishën e Laçit, kërkon ndëshkim për këta politikanë

Ndocaj në Kishën e Laçit, kërkon ndëshkim për këta politikanë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com