Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studim jo i fesë, por i historisë së feve

2016/04/11 at 11:52 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studim jo i fesë, por i historisë së feve

Nga Ardian Vehbiu

Kryeministri Rama paska hedhur idenë për studimin e fesë në shkollat e republikës, çka është pritur me kundërshtim dhe skepticizëm nga shumë anë.

Disa media kanë folur për një futje të “mësimit të fesë” në shkolla, gjë që nuk më duket e saktë.

Në mësimin e fesë, nxënësit mësojnë për fenë e tyre; përkundrazi, ideja e kryeministrit, që përsiatet prej kohësh në Europë, është që në shkolla nxënësit të mësojnë për fenë e tjetrit.

Mes pështjellimit dhe formulimeve të pasakta, kam frikë se ideja e kryeministrit përfundoi në një batutë për t’u kundërshtuar me batuta të tjera.

Nuk besoj se sot në Shqipëri mund të kërkojë kushfutjen e fesë në shkollat publike, qoftë ai edhe kryeministri vetë; por vetëm studimin e historisë së feve, diçka krejt tjetër.

Njohuritë për fetë, që nuk duhen ngatërruar me besimin fetar, janë bërë tashmë të domosdoshme për formimin qytetar europian (dhe jo vetëm); në rrethanat kur fetë e ndryshme ballafaqohen mes tyre, por edhe me ateizmin, agnosticizmin dhe misticizmin haptazi dhe fshehurazi.

Brezi im u rrit në një mjedis fetarisht të sterilizuar; por kjo sot na krijon jo pak vështirësi, në përpjekjet për të komunikuar me kulturën, në Perëndim dhe në Lindje.

Brezat më të rinj se imi, që kushedi i ekspozohen trysnive nga burime të radikalizuara të dijes fetare, ndeshin në vështirësi të një lloji tjetër: atje ku ne më të vjetrit mezi i dallojmë diferencat dhe fillesat e ndryshme kulturore, atyre më të rinjve këto mund t’u duken arsye të mjaftueshme për konflikt moral dhe jo vetëm.

Të dyja këto patologji ekspozojnë ndaj rreziqeve dhe konflikteve sociale, sidomos në afat të gjatë.

Padija që shpesh kemi për fenë e tjetrit, por edhe fenë tek e cila thjesht nuk besojmë, shndërrohet në burim përçarjeje dhe dhune.

Të paditur, e shohim Tjetrin si karikaturë, ose veç duke ia lexuar shenjat e jashtme.

Tjetër punë si do të realizohet njohja e fesë së Tjetrit, ose kush do t’i mësojë mësuesit dhe kush do t’i edukojë edukatorët: historia e feve është displinë komplekse dhe e vështirë për t’u rrokur, përtej klisheve pseudo-ekumenike ose kurioziteteve antropologjike.

Vetëm vullneti i mirë nuk mjafton; puna e filluar tani, do të japë frytet e saj shumë më vonë.

Peizazhe.com

Ju sugjerojmë

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
Aktualitet

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

20 Qershor, 2025 3:25 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump

20 Qershor, 2025 2:48 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

20 Qershor, 2025 2:41 pm
Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi
Aktualitet

Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi

20 Qershor, 2025 2:19 pm
Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
Aktualitet

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

20 Qershor, 2025 2:11 pm
Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
Aktualitet

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

20 Qershor, 2025 1:52 pm
Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”
Aktualitet

Meta nga burgu: Distancohem me neveri nga “episodet e reja”

20 Qershor, 2025 1:39 pm
“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet
Aktualitet

“Shkolla” për deputetët e rinj të PS/Berisha:S’keni vend në parlament! Lini mandatet

20 Qershor, 2025 1:35 pm
Para
Enca “dreqi” thyen rekorde

Enca "dreqi" thyen rekorde

Foto dhe video/ Ja çfarë mbeti nga helikopteri i rrëzuar i ushtrisë

Foto dhe video/ Ja çfarë mbeti nga helikopteri i rrëzuar i ushtrisë

Babastars eksplorojnë Shqipërinë

Babastars eksplorojnë Shqipërinë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
20 Qershor, 2025

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë së vëllait të ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar,...

Lexo më shumë

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
20 Qershor, 2025

Ka nisur sot në Spitalin Universitar të Traumës zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore...

Lexo më shumë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
20 Qershor, 2025

Kreu i qeverisë izraelite, Benyamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do ta ndalë programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump....

Lexo më shumë

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
20 Qershor, 2025

Partia Socialiste i ka drejtuar shkresë zyrtare Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, lidhur me procesin e rinumërimit për qarkun Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com