Mungesës së një landfilli në Qarkun e Beratit i janë dorëzuar jo vetëm pushteti vendor, që i shkakron mbetjet në lum, por edhe autoritetet e mjedisit.
Ata thonë se kanë ndëshkuar me gjobë Bashkinë e Beratit edhe 2 vite më parë, por nuk ka pasur asnjë zgjidhje.
“Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve i Qarkut Berat për menaxhimin e mbetjeve urbane ka marrë masa dhe në vitin 2014 për kreun e bashkisë që është gjobitur me 5 mln lekë të vjetra”, u shpreh Altin Kazazi nga Inspektoriati i Mjedisit në Berat.
Top Channel publikoi një ditë pamjet se si kamionët që mbledhin mbeturinat e qytetit dhe i shkarkojnë në shtratin dhe rrjedhën e lumit Osum.
Por, pavarësisht këtij fakti, inspektoriati thotë se do të marrë sërish masa. “Jemi duke kontrolluar dhe do të merren masat për cdo shkelje që do të konstatohet”, vijoi Kazazi.
Inspektoriati thotë gjithashtu se ka marrë një shkresë nga pushteti vendor sipas së cilës po punohet për ndërtimin e një landfilli të përbashkët mes bashkive Berat, Kuçovë dhe Ura Vajgurore.
Por, deri ateherë duket se Osumi do të mbetet landfilli i vetëm për grumbullimin e këtyre mbeturinave, duke shkaktuar një ndotje katastrofike për këtë lum.
/ Top Channel