Gjatë ditës së sotme në sheshin San Pietro, Papa Francesco, me rastin ë dëgjesës jubilare, ka patur një përqafim domethënës me një grup prej 50 grash ish-prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme dhe që kanë qenë viktima të trafikimit. “Edhe gratë e detyruara të prostituojnë – shpjegon e përditshmja e Selisë së Shenjtë- kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”. Dhe në fakt, këtë mëngjes në grupin e tyre nuk mungonin as fëmijët. “Gjatë këtyre viteve – tregon don Daniele për Osservatore Romano – kemi takuar shumë vajza: një pjesë e tyre po vazhdon rrugëtimin me ne, ndërsa të tjera kanë fituar autonomi, madje duke u kthyer edhe në vendet nga vinin tek familjet e tyre. Kemi takuar edhe familjet e tyre, veçanërisht ato shqiptare, nigeriane dhe më shpesh ato rumune”. (Ansa)