Pavarësisht se kjo ishte një ditë e rëndësishme për vendin, pasi votohej për rregullat e lojës të partisë më të madhe të vendit, atmosfera ka qenë e vakët.
Shenjë kjo se askush nuk priste surpriza, por edhe dyshim se shoqëria shqiptare i është nënshtruar fatit.
Pas mbarimit të votimeve në referendumin e PS, ka pasur reagime të ndryshme. Dhe nuk mund të mungonte edhe reagimi i Dokles junior, doktoreshës Anika.
Ajo ka qenë lakonike dhe është shprehur vetëm me dy fjalë në facebook.
“Rroftë mbreti”.
Frazë që mund të interpretohet nga ata që nuk e njohin se Anika kërkon paqe me Ramën, ose që i është nënshtruar fatit. Por për ata që e njohin, nuk është asnjëra. Me siguri është tallje e saj me konformizmin./dritare.net