Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konfiskimi/ Infermieri 850 mijë euro shqiptares, por nuk i justifikon dot

2016/04/09 at 1:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konfiskimi/ Infermieri 850 mijë euro shqiptares, por nuk i justifikon dot

Pas kërkesës të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi konfiskimin e 850 mijë eurove në llogarinë bankare të shtetases Rovena Kalemi, e cila nuk ka arritur të justifikojë burimin e ligjshëm të parave.

Paratë i ishin transferuar nga miku i saj belg, me profesion infermier.

Gjatë hetimit të kësaj çështje, u ndërthurën elementë të mashtrimit, lëvizje të shpeshta të shumave të konsiderueshme ndërmjet transaksioneve bankare në Zvicër, Luksemburg, Gjermani e Shqipëri.

Prokuroria për Krime të Rënda arriti të bindë gjykatën për konfiskimin e parave të gjendura në llogarinë e Kalemit, të cilat kanë prejardhjen nga sektori i paligjshëm i prostitucionit në Belgjikë.

Fillimisht, hetimi për këtë rast është zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, në bazë të informacionit të institucioneve ligjzbatuese.

Tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë të papunë dhe një shtetas belg, me profesion infermier, kanë qarkulluar në verën e vitit 2014 rreth 2 milionë euro në llogaritë e tyre.

Sipas pretendimeve të tyre, shtetasja përfituese Rovena Kalemi kishte marrë prej mikut të saj nga Brukseli, Eric Nyssen shuma të konsiderueshme parash, me qëllim blerjen e një apartamenti të përbashkët dhe hapjen e një biznesi privat.

Kalemi dhe Nyssen ishin njohur në Belgjikë dhe kishin të vendosur të bashkëjetonin në Shqipëri. Gjithnjë sipas pretendimeve, duke qenë se fillimisht, Rovena Kalemi nuk kishte llogari bankare, ajo i ka kërkuar mikut të saj belg të dërgonte një pjesë të parave në emër të të njohurit të saj, Bledar Corraj.

Këto para, shtetasi belg i justifikonte me trashëgimi nga prindërit dhe aktivitete tregtare në Belgjikë, ndërkohë që punësimi i tij zyrtar ishte infermier në një spital publik në Bruksel.

Lëvizjet e dyshimta financiare ndërmjet dy shtetasve shqiptarë dhe shtetasit belg detyruan Prokurorinë e Durrësit që të vendosë sekuestro preventive, mbi llogarinë e shtetases Kalemi, e cila ishte e vetmja që në Shtator 2014 kishte para në bankë, në shumën rreth 850 mijë euro, pasi pjesën tjetër e kishin tërhequr për shpenzime personale.

Më pas, ky procedim i nisur në Durrës, u transferua në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit “Antimafia”.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara në Prokuroria për Krime të Rënda, rezultuan të dhëna interesante që krijuan bindjen se ndërmjet tre personave po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave. Shtetasi belg, Nyssen, i cili ishte burimi i parave në drejtim të shtetases shqiptare Kalemi, nuk kishte përfituar asnjë trashëgimi nga prindërit, pasi ata janë ende gjallë.

Po ashtu, Nyssen ishte përfshirë në veprimtarinë informale të shit­blerjes me para cash së aksioneve në kompani të ndryshme në Belgjikë.

Për blejen e këtyre aksioneve, ai nuk kishte asnjë mundësi të justifikonte shumat e përdorura.

Ndërkohë, në bazë të letër­porosive me autoritetet belge, Prokuroria për Krime të Rënda vihet në dijeni se shtetasja Rovena Kalemi ka qenë e përfshirë në veprimtari të paligjshme në Belgjikë, duke siguruar të ardhura të shumta.

Paratë e fituara nga ky treg vendoseshin në llogarinë e shtetasit belg, Nyssen, i cili më pas i përcillte në Shqipëri, nëpërmjet transfertave bankare, fillimisht në adresë të Bledar Corraj dhe më pas tek Rovena Kalemi.

Kjo e fundit, një pjesë të parave që i mbërrinin në llogarinë e saj, i kryente menjëherë transfertë në llogaritë bankare të disa familjarëve të saj në bankat e Luksemburgut.

Në bazë të dinamikës së zbuluar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe pamundësisë së tre personave për të justifikuar burimin e ligjshëm të kësaj pasurie, u kërkua konfiskimi i llogarisë bankare të zbuluar në emër të Rovena Kalemi, e cila arrinte në shumën e 850 mijë eurove.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën dhe vendosi konfiskimin e shumës dhe kalimin e saj në favor të shtetit.

Ju sugjerojmë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Para
Rama rikthen “President”, Fatos Nanon!

Ja për kë shkon vota e Fatos Nanos

Lori e përfolur për lidhje me Cozman

Lori e përfolur për lidhje me Cozman

Jetoj në Shqipëri dhe jeta vlen shumë pak!

Jetoj në Shqipëri dhe jeta vlen shumë pak!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com