Kjo është foto e aksidentit të eskortës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati ditën e sotme në Gëziq të Mirditës.
Siç duket edhe nga foto, përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.
Ndërsa automjetit me të cilin udhëtonte Bushati i është shkulur edhe targa nga përplasja.