Një grua në Angli, e cila kishte kuptuar që ishte martuar me një pedofil të dënuar, është ende duke u përpjekur që të shkurorëzohet nga ai, pas pesë viteve.
Jazmin Cullen, 24 vjeçare, ishte në muaj të mjaltit në Brighton kur kuptoi nga gjyshja e saj se ajo kishte martuar një pedofil.
Gjyshja e saj kishte gjetur foto të abuzimin me fëmijë në lloptopin që po përdorte burri i mesës së saj.
Cullen, emri i vërtetë i së cilit është Jason Hodson, u arrestuar më 25 shkurt 2011, pasi që gjyshja e gruas së tij kishte lajmëruar policinë.
Gruaja pastaj zbuloi se burri i saj 31 vjeçar, një ish operator për thirrje në emergjencë, kishte fshehur historinë e vetë kriminale, dhe se ai kishte qenë në burg në vitin 2009, ku i kishte kryer vetëm gjysmën e 2 viteve dënim për mbajtjen në pronësi të 8 mijë fotove të abuzimit më fëmijë.
Kur ishte marrë në pyetje nga policia në shkurt, pas arrestimit të tij, ai kishte thënë: “Jam pedofil. S’kam ç’t’i bëjë. Nuk mund ta kontrollojë dhe nuk marr ndonjë kënaqësi seksuale nga kjo.”