Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju flet Tirama

2016/04/08 at 11:55 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hello Gill

Nga Edison Ypi

Të dashur tiramsa, Ende nuk kemi vdekur. Ja ku jemi. Kemi me çfarë të krenohemi. Ja mozaiku i krimit, ja piramida e kurvit, ja ne, me punë të mira, me biznese, me pasurira. Po u bënë zgjedhje, përvojat i kemi nga Rusia, metodat nga KGB-ja, vrasjet nga Stalini, pabesitë nga Sigurimi, sheqerin nga Kuba, urinë nga Koreja. Çfarë na mbetet të bëjmë, është të gënjejmë sa më tepër duke buzëqeshur. Se ju fukarenj se fukarenj do mbeteni, por ne do kemi llogari të fshehta në Zvicër dhe në Panama, do bëjmë pushime në Brazil dhe në Arabi. Kjo është jeta. T’i pasurojmë këto përvoja. Të marrim disa masa. Shumica e votuesve nuk na duan, por ne tiramsat të hiqemi sikur në anën tonë është e gjithë e drejta, ndërsa në anën e tyre e gjithë e shtrembëra. Ne tiramsat nomenklaturista duhet të vazhdojmë të jemi bashkë si thoi me thoin që të mos e humbim gjënë më të vyer, atë që shkakton frikën, atë që mpin mendjen, të kaluarën kriminale të etërve. Ne, dhe bashkë me ne e gjithë hordhia e sorollopëve të Sigurimit, ta ruajmë ta zhvillojmë dhe ta pasurojmë me ç’të na vijë doresh traditën kriminale që na e lanë trashëgim të parët halabakë që zbritën nga mali, t’i plotësojmë amanetet e tyre për një Shqipëri të fukarenjve, dhe jo të borgjezëve që s’ngopen kurrë së piri gjakun e popullit. Ne tiramsat e rradhës së parë nuk duhet të jemi nga ata që gjatë diktaturës kanë marrë pjesë direkte në krimet e diktaturës, kanë vrarë me dorën e vet. Për t’ja arritur kësaj, sa më tepër çuna oficerash me mjekërr dhe laptopa nëpër duar, demek si modernë, si rrebelë, si progresistë, si çegevaristë, aq më mirë. Të bëjmë kujdes që kundërshtarët tanë, këta që na hiqen si të traditës, besimit, pronës, familjes, vlerave, t’i paraqesim si pengues të progresit, si armiq të Shqipërisë. Nuk është e vërtetë. Por sa kohë në propagandë jemi më të fortë, s’ka asnjë problem. Të vazhdojmë të nxjerrim nga dollapi i kufomave nga ata të komiteteve që flasin me gjuhë mbledhjesh. Përderisa Amerika vazhdon të na sjelli ambasadorë të urtë e të butë, skile që nuk e nxjerrin qimen nga qulli që qimen tua falim bejlerëve dhe qullin ta hamë vetë, dhe s’bëjnë asgjë në ndihmë të tiramsave, të bëhet kujdes i veçantë për tu kujtuar shqiptarëve me mënyra të tërthorta se Amerika vazhdon të jetë dhe do të jetë ajo që gjithmonë ka qënë, xhandari i popujve. Sa i përket të përndjekurve, pasi nja tre a katër prej tyre i dogjëm me benzinë, e mira është të mos zihen me gojë. Vëmëndje e posaçme t’i kushtohet terazirave nëpër botë, terrorizmit, kamikazave. Të urdhërohet Karamaxhan Stërpidhi që kur të tilla prapësi ndodhin në Turqi të bëjë shkrimin ” Sot jam turk”.  Po të ndodhin në Groenlandë, titulli i shkrimit të Karamaxhanit të jetë “Nesër do jem eskimez”. Nëse trazirat do ndodhin në xhungël, titulli i shkrimit të Stërpidhit të jetë “Gjithmonë kam qënë majmun”. Psherëtimat se Shqipëria nuk bëhet dhe lotët se shqiptarët nuk gdhenden, janë gënjeshtra që na duhen. Kaq për sot. Rroftë kurvi.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Nëna angleze: Seksi me djalin i jashtëzakonshëm

Nëna angleze: Seksi me djalin i jashtëzakonshëm

Prostituonte në vende publike, ja gjoba e bashkisë për shqiptaren…

Prostituonte në vende publike, ja gjoba e bashkisë për shqiptaren...

Hani i Hotit/ Digjen tre makina në doganë, midis tyre edhe e drejtorit…

Hani i Hotit/ Digjen tre makina në doganë, midis tyre edhe e drejtorit...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com