Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Daja i tifozit të vrarë: Nipin tim e shtyu polici nga shkallët

2016/04/08 at 9:11 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Daja i tifozit të vrarë: Nipin tim e shtyu polici nga shkallët

Tifozi që gjeti vdekjen në shkallët e stadiumit të Vlorës është përcjellë dje në banesën e fundit. Ai përplasi kokën në rrethana ende të paqarta, pasi ra nga shkallët. Persona që e kanë parë skenën kanë akuzuar një efektiv policie për ngjarjen, i cili e ka shtyrë 40­ vjeçarin Mikel Selmani.

Daja i tij, Xhelil Xhelilaj, kërkoi dje drejtësi. Sipas tij, nipi është shtyrë në shkallë teksa ka qenë me duar në xhepa.

Xhelil, a keni të dhëna për nipin tuaj në lidhje me rrethanat e vdekjes. Nëse ai është shtyrë nga një efektiv policie, apo ka rënë aksidentalisht?

Nipi im, Mikeli, nuk ka qenë as i dehur, siç pretendon ndonjëri, dhe as i pavëmendshëm, madje ka ftuar dhe të atin që të ndjekë Flamurtarin.

Ai e ndiqte prej shumë vitesh, s’ka lënë ndeshje pa vajtur, kështu që, kushdo që e nxjerr të pafajshëm atë njeri që bëri një krim, që nuk është parë ndonjëherë në skenat e futbollit shqiptar, duhet të gjykohet dhe të veprojë drejtësia.

Ju thoni se ka qenë ngjarje e qëllimshme?

Ai polici mund ta ketë shtyrë edhe pa dashje, por ky njeri duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon. Pra ne kemi të dhëna se ai është shtyrë në momentin që ka pasur duart në xhepa dhe pa mendje. Nuk ka rrëshqitur vetë, në asnjë mënyrë! Nëse do të kishte rrëshqitur vetë, do të kishte marrë dhe dëmtime të tjera të trupit, ndërsa ai ka vetëm një goditje në kokë, në pjesën e parë të ballit dhe kaq. Me atë goditje ka gjetur vdekjen.

Ju e keni parë videon që ka qarkulluar për rrëzimin e tij?

Po, e kemi parë, madje disa herë, por videoja është disi e paqartë. Pasi videoja jep vetëm momentet pas rënies, nuk fikson asgjë para saj. Megjithatë, ne kërkojmë që të merren të gjitha provat dhe dëshmitarët. Të gjenden nga kamerat përreth se çfarë ka ndodhur. Të bëhet drejtësi, për të mos na çuar deri në veprimet e mëtejshme, që nuk i interesojnë askujt.

Ju keni shkuar edhe në Prokurori për të marrë të dhëna në lidhje me çfarë ka ndodhur. Çfarë ju thanë atje?

Në Prokurori na thanë që po vazhdojnë hetimet, por ata kërkojnë që të shkojnë edhe ata që e kanë parë këtë skenë për të dëshmuar. Po

ashtu, ne kemi pretendimet tona se atij nuk i është dhënë ndihma e menjëhershme, si dhe është transportuar me furgon policie, me

vonesë, për në spital. Nuk ka pasur në stadium ambulancë. Nëse do të ishte transportuar në kohë dhe me ambulancë, ndoshta do t’i kishin shpëtuar jetën Mikelit.

Mikeli kishte shkuar vetëm në stadium?

E çuditshme! Ai asnjëherë nuk shkonte vetëm, por me shokë. Ndërsa dje kishte shkuar vetëm, pasi kishte drekuar me dy shokë të tij. Ai i ndiqte vazhdimisht ndeshjet, sepse një portier i Flamurtarit është nipi i tij. Në fund dua të them se Policia dhe Prokuroria duhet të zbardhin ngjarjen dhe të mos fshijnë faktet, sepse ne do t’i gjejmë vetë faktet, madje dhe emrin se kush e shtyu djalin tonë në kohën që po ikte nga shkallët, i qetë dhe me duar në xhepa./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Para
Galliani: Balloteli nuk e meriton fanellën e Milanit

Galliani: Balloteli nuk e meriton fanellën e Milanit

Ja çfarë e detyroi Manjola Nallbanin të prishte dietën

Ja çfarë e detyroi Manjola Nallbanin të prishte dietën

Nëna e Ida Dervishit: Burri gardist e përdhunoi para se ta vriste

Nëna e Ida Dervishit: Burri gardist e përdhunoi para se ta vriste

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
15 Maj, 2025

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin...

Lexo më shumë

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
15 Maj, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend,...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
15 Maj, 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më...

Lexo më shumë

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
15 Maj, 2025

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com