Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Kurtit në ish-Bllok, ja dëshmia në prokurori e gruas së tij

2016/04/07 at 10:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Kurtit në ish-Bllok, ja dëshmia në prokurori e gruas së tij

Në kushte të rënduara psikologjike, Shpresa Kurti, bashkëshortja e Artur Kurtit që u qëllua me thikë nga djali e kunati, ka dhënë një dëshmi për hetuesit. Edhe pse dëshmia e saj ende nuk është marrë e plotë, në ato që thotë ajo konfirmon versionin e dhënë më parë nga djali i saj Jurgeni dhe vëllai, Leonard Ristani.


Burime nga grupi hetimor thanë se në deklarimet që nëna e motra e të dyshuarve për vrasjen ka dhënë për ngjarjen, sërish mbetet e paqartë autorësia e krimit. Ajo duket se nuk e ka parë momentin e vrasjes së të shoqit, pasi sipas saj i vëllai dhe djali e kanë larguar duke e futur brenda në apartament, ndërsa ngjarja është zhvilluar në korridor.

Megjithatë, Shpresa Kurti ka treguar se ka qenë ajo e cila ka lajmëruar vëllain e djalin, për shkak të dhunës që kishte ushtruar i shoqi ndaj saj mbrëmjen e së shtunës. Ndërsa është shprehur se arsyeja e debateve mes tyre kohët e fundit, ka qenë kërkesa që ajo kishte bërë për divorc, të cilën bashkëshorti i saj nuk e pranonte.

Shpresa Kurti, e cila është drejtoreshë e filialit të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, është konsideruar dëshmitarja kryesore e krimit në familje që ndodhi të hënën mbrëma. Por, edhe dëshmia e saj duket se nuk ka saktësuar momentin e vrasjes dhe mbi të gjitha autorësinë. Duke qenë e pranishme në momentin që ndodhi krimi, ajo ka kaluar një traumë të rëndë dhe gjatë këtyre ditëve ka qenë nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë arsye edhe dje, dëshmia e saj nuk është marrë e plotë nga hetuesit, duke qenë se herë pas here ajo ndihej keq dhe lodhej gjatë rrëfimit të saj.

Një psikologe e Policisë së Tiranës ka qenë e pranishme gjatë marrjes në pyetje, e cila edhe dy ditë më parë ka ndjekur nga afër gjendjen e saj për shkak të traumës që ajo ka kaluar. Burimet thanë se përfshirja në ngjarjen e ndodhur të hënën në mbrëmje duket se e ka bërë të ndihet përgjegjëse.

Dy ditë më parë kanë qenë dëshmitë e dy të arrestuarve për vrasjen e 50-vjeçarit Artur Kurti, që kanë zbardhur motivet e dhunës në familje, duke lënë në pikëpyetje autorësinë. Nipi edhe daja kanë pranuar konfrontimin me viktimën dhe faktin se i kanë hequr thikën nga dora, por asnjëri nuk është i sigurt se cili e ka goditur.

Të dy kanë dhënë të njëjtin version rreth zanafillës së ngjarjes që Artur Kurti kishte shkuar në apartament me thikë në dorë për të vrarë bashkëshorten, pa e ditur se ata ndodheshin aty. Jurgen Kurti ka deklaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se të shtunën në mesnatë, nëna e kishte lajmëruar se babai kishte shkuar i dehur në banesë dhe kishte tentuar të hynte me forcë. I ati kishte shkuar i dehur në banesën e tyre dhe kishte tentuar të hynte me forcë.

Për këtë arsye Shpresa Kurti kishte lajmëruar edhe vëllain e saj, Leonard Ristanin, të cilin e kishte vënë në dijeni për atë çfarë po ndodhte mes saj dhe të shoqit./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
Rajoni

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

20 Maj, 2025 7:42 pm
VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
Sport

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

20 Maj, 2025 7:35 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Para
LSI kundër Parkut të Lojërave? Rama: Ju neveris!

Edi Rama: Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë

Vret nusen adoleshente sepse nuk ishte e virgjër

Vret nusen adoleshente sepse nuk ishte e virgjër

Intervista/ Djali i Totto Rinos “acaron” italianët

Intervista/ Djali i Totto Rinos "acaron" italianët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
20 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara u kanë kontaktuar disa vendeve për t’i nxitur ato të pranojnë zhvendosjen “vullnetare” të palestinezëve që ikin...

Lexo më shumë

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
20 Maj, 2025

Në qendër të Bielefeldit, një person plagosi disa persona me thikë në orët e para të mëngjesit të së dielës...

Lexo më shumë

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
20 Maj, 2025

Teksa automjetet në rrugët e Shqipërisë po shtohen me ritme të shpejta, shumë pak prej tyre, edhe pse me moshë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com