Të gjithëve na vjen keq kur shohim këtë foto.
Në prag të ndeshjes çerekfinale të Champions League midis Wolfsburg dhe Real Madrid, një fëmijë i vogël përjeton makthin më të madh.
I pajisur me një album në të cilin koleksionon autografe dhe një stilolaps, djaloshi ishte në pritje të idhullit të tij, Cristiano Ronaldo!
Më pas vjen momenti i shumëpritur: Ronaldo hyn në stadium, i ndjekur nga shoku i tij Pepe.
“CR7” si gjithmonë i veshur shik, me çantën e tij në krah si dhe me kufjet në qafë. Një mundësi që nuk të vjen çdo ditë.
Tifozi i vogël mezi po e pret që Cristiano t’i nënshkruajë albumin, ai përkulet drejt tij dhe e pyet për një autograf. Por më pas vjen makthi.
Ronaldo bën për të nënshkruar, dhe vë re se stilolapsi nuk shkruan.
Cristiano e përdor edhe njëherë por ai sërish nuk shkruan. Djaloshi mesa duket ka marrë stilolapsin e gabuar me vete në stadium.
Ronaldo i jep dorën dhe vazhdon parapërgatitjen e ndeshjes, në të cilën u mund me rezultatin 2:0.
Nuk ishte vetëm djaloshi që pati një mbrëmje të tmerrshme ditën e mërkurë në “Volkswagen Arena”.