TIRANE– Një natë pasi gazetari Spartak Koka publikoi në emisionin “Opinion” dokumentet e gjykatës për Ida Dervishin e cila kishte marrë urdhër mbrojtje në gjykatë për burrin dhunues ka reaguar ministri Klosi.
Sipas Klosit, vrasja e gruas dje nga bashkëshorti gardist, tregon se Shqipëria është ende larg standarteve të parandalimit të krimit. Sipas
Klosit, është e pafalshmë që një person i konsideruar i dhunshëm nga gjykata lejohej të punonte në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetarëve.
“Rasti i vrasjes së gruas nga bashkëshorti, me armen e shtetit i pafalshëm. E pafalshme që një dhunues i gruas së tij, me urdhër mbrojtje nga gjykata, vijonte punën në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetarëve. Vrasja e gruas nga bashkëshorti, tregues se jemi ende larg standarteve të parandalimit të krimit”.