TIRANE- Seanca plenare e ditës së sotme u ndërpre posa kishte filluar. Shkak u bë mënyra se si kryetari Meta futi në rendin e ditës votimin për dekretin e Presidentit për ligjin e mediave audio vizive.
Me kërkesë të Erjon Braçes maxhoranca kërkoi që rrëzimi i dekretit të bëhej sot, por për ta futur në rendin e ditës, duheshin 84 vota.
Kreu i Kuvendit Meta tha se votimi duhej bërë i hapur dhe sipas tij pro kësaj kërkese votuan 84 deputetë.
Por maxhoranca e kundërshtoi ashpër duke thënë se shumica nuk i ka 84 votat e nevojshme dhe për këtë duhet bërë votim elektronik.
Pas debatit në sallë, kreu i Kuvendit kërkoi 5 minuta pushim.