Krimi në familje ka goditur sërish mëngjesin e sotëm kur Admir Dervishi vrau bashkëshorten Ilda Dervishi, duke lënë jetim dy fëmijë. Gazetari Spartak Koka, ka publikuar në Opinion, urdhërin e mbrojtjes për Ilda Dervishin, e cila kishte denoncuar herëpasherë dhunën që i shoqi përdorte ndaj saj, deri në ditën kur marrëdhënia e tyre bashkëshortore përfundi në mënyrë tragjike. Opinion.al publikon ekskluzivisht urdhërin e mbrojtjes për Ilda Dervishin. Po kështu gazetari Koka ka bërë të ditur në Opinion edhe dëshminë e Ilda Dervishit dhënë para gjykatës, ku gruaja është shprehur për ofendimet dhe dhunën e vazhdueshme që ushtronte bashkëshorti Admir Dervishi.