Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A blejnë shqiptarët lodra seksi?

2016/04/07 at 12:40 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
A blejnë shqiptarët lodra seksi?

Është i vetmi dyqan në Tiranë, ndërsa në qytetet e tjera ka mundësi të mos ketë asnjë të tillë. Më parë, gjithkush që mund të shkonte e kishte të vështirë ta ndante këtë eksperiencë me të tjerët, ndërsa sot duket se “tabuja” është thyer e për më tepër frekuentimi është i njëjtë me një dyqan normal. “Sex shop” apo dyqani i materialeve erotike, duket se është kthyer në një “qoshe” ku shumë çifte, të martuar ose jo gjejnë vetveten, ndërsa adoleshentët fillojnë të njihen me botën e seksit. “Në fillim vinin me frikën që, ta marrim dhe të ikim direkt, kurse tani më ndryshe: i shikojnë, janë më të qetë kur futen brenda”, tregon shitësja e këtij dyqani, e cila është e punësuar prej 4 vitesh. Ajo vetë i druhet opinionit, ndaj nuk preferon të flasë në emër. Megjithatë, është shumë e gatshme të na tregojë gjithçka ndodh në dyqanin e seksit.


Cila është tendenca e frekuentimit të “Sex shop”-it në Shqipëri? A ka klientë, dhe në krahasim me vitet e mëparshme, numri i tyre është në rritje apo në rënie?
Frekuentimi ka ardhur duke u rritur. Nga fillimi deri tani, duket sikur janë ambientuar me këtë fakt. Në fillim vinin me atë frikën që, ta marrim dhe të ikim direkt, kurse tani më ndryshe: i shikojnë, janë më të qetë kur futen brenda. Kjo, sidomos për ata që kanë qenë më shumë se një herë. Ata që janë për herë të parë kanë pak më tepër komplekse, mirëpo lëvizje ka. Tani është edhe më i përhapur në krahasim me çka qenë më parë: janë bërë edhe reklama.
Çfarë mund të blihet në një “Sex shop”?
Mund të blihet gjithçka që i takon botës erotike, duke filluar që nga vibratorët, kremrat eksitues, lubrifikantët, lodrat e seksit, vaginat false, të brendshme, veshje të ndryshme seksi, stimulantë etj.
Cilët janë frekuentuesit më të shpeshtë të dyqanit?
Vijnë të ndryshëm: ka çifte, meshkuj, femra. Ka edhe gay dhe lesbike që vijnë në dyqan. Më tepër kërkojnë pjesën false të gjoksit, ndërsa ngjyra që kërkojnë është sa më origjinale. Madje më parë kanë ardhur shumë shpesh në krahasim me tani, por gjithsesi ka.
Po moshat që e frekuentojnë më tepër?
Ka nga të gjitha grupmoshat, por mbizotëron pjesa mbi 20 vjeç. Të themi që më prezente janë moshat 27-28 deri 40-45 vjeç.
Po adoleshentët?
Vijnë, por më tepër vijnë për kuriozitet dhe mund të blejnë eksitues, sepse ka eksitues që hidhen në pije e që janë vetëm për femra dhe meshkuj, ose vetëm për femra.
Çfarë blihet më tepër?
Ka që kërkojnë më tepër lodra për dhurata, për festa beqarie, ka që i duan për lojëra erotike midis dy partnerëve apo edhe tre. Nuk është e thënë. Varet.
Çiftet, çfarë zgjedhin kryesisht?
Ka lodra për nxitje të klitorit, ka gogolina, ka gishta falsë që vihen në gisht e që janë me vibrim e pa vibrim. Ka vibratorë të vegjël stimulantë, pastaj ke edhe vibratorë normalë ose pa vibrim. Qoftë edhe vibratorët analë, që mund t’i marrin në çift, por shiten shumë edhe ato që janë për lesbike. Çiftet preferojnë edhe lubrifikantët apo vajrat e trupit, kremrat e ndryshëm, ka sprajt (sprite) për kohëzgjatje te mashkulli. Variojnë…
Po meshkujt apo femrat që vijnë vetëm, çfarë preferojnë më tepër?
Ata vijnë vetëm, por pastaj i përdorin në çift. Ata mund të blejnë vibrator, qoftë edhe për partnerët e tyre. Ka edhe nga ata që marrin anal. Edhe femrat vijnë marrin vibratorë. Edhe vibratorët për lesbike ecin shumë, ka shitje. I blejnë edhe meshkujt, edhe femrat, por më tepër vijnë meshkujt. Pastaj shqiptarët preferojnë këto veshjet që nuk janë aq të shtrenjta. Për shembull kemi tanga që shkojnë nga 20 euro e lart e që në Gjermani ecin shumë, ndërsa te ne pjesërisht, sepse është edhe pjesa e çmimit.
Po çmimet si variojnë?
Çmimet në përgjithësi variojnë nga 1-2 euro në 150-160 euro që është më e shtrenjta. Vibratorët, më i liri është 13 euro dhe shkojnë deri në 60-70 euro, sepse varet nga cilësia apo firma.
Po stimulantët?
Varet, ka 15 euro, 20 euro. Kremrat apo vajrat e trupit, duke përfshirë edhe lubrifikantët, variojnë nga 8 euro deri në 30 euro maksimumi. Pastaj ka edhe stimulantë për klitorin, që janë kremra e që janë për mosha të ndryshme. Ka edhe kokrra, që janë eksitues si tipi i viagrës, që mund të pish një në ditë e që janë për potencë.
Me gjithçka folëm, mund të thuhet që tabuja është “thyer” e që nuk ekziston më pjesa e turpit për frekuentimin e “Sex shop”-it”
Paragjykime ka, por që edhe për të blerë blejnë. Ne kemi shumë klientë të rregullt në dyqan./Marrë nga Syri.net



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 maj 2025

2 Maj, 2025 8:18 am
Para
Blushi: Statuti i ri i jep të drejtë Ilir Metës të zgjedhë kryetarin

Blushi: Statuti i ri i jep të drejtë Ilir Metës të zgjedhë kryetarin

Shqiptarët rrahin policin italian me shkop bejsbolli

Shqiptarët rrahin policin italian me shkop bejsbolli

Video/ Pamje nga helikopteri i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës

Video/ Pamje nga helikopteri i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
10 Maj, 2025

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja...

Lexo më shumë

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë 12 orë nga nisja e proçesit të votimit në vendit tonë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
10 Maj, 2025

Dita e diel, e cila përkon dhe me zgjedhjet parlamentare në vend, do të zhvillohet etapa e tretë dhe e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com