Deputeti socialist, Ben Blushi i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares ka folur në lidhje me referendumin, zgjedhjet brenda PS-së dhe statutin e ri të partisë.
Sipas Blushit, statuti i ri i PS-së i jep të drejtën aleatit të saj, LSI-së që të zgjedh edhe kryetarin e PS-së, edhe kryeministrin, po ashtu edhe referendumi.
Ai renditi disa nga arsyet se përse referendumi nuk mund të behët dhe pse duhet që socialistët ta bojkotojnë atë.
Ai tha se referendumi është grabitje mandati dhe se ai nuk e njeh rezultatin e tij.