Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta/ Nëse hyn Rusia, do futet dhe Turqia

2016/04/05 at 10:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Nëse hyn Rusia, do futet dhe Turqia

Paqja e brishtë që ka zgjatur 22 vjet në Nagorno Karabakh është prishur me përleshjet e forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe Armenisë.


Konflikti i ngrirë dy dekadash ka eskaluar, kurse analistët e shohin si poligon të ri për përleshjen e fuqive të mëdha si Rusia dhe Turqia.

Luftimet kanë shpërthyer më 2 prill dhe janë më të ashprat që nga viti 1994 dhe nënshkrimi i protokollit të Bishkekut, kurse siç thekson Stratfor, Bakuja zyrtare ka tentuar që t’i minimizojë pasojat e shpalljes së njëanshme të pajtimit vetëm një ditë më pas.

“Përleshjet janë bërë më të shpeshta gjatë vitit të kaluar, kjo edhe për shkak se Bakuja (kryeqytetit i Azerbajxhanit) me rrugë ushtarake dhe diplomatike dëshiron ta përvetësoj pjesën më të madhe të territorit. Shpresojnë që të përfitojnë lëshime nga Jerevani (kryeqyteti i Armenisë) dhe se do ta ndryshojnë statusin-kuon aktuale në Nargono Karabakh”, shkruan Stratfor.

Shtohet se Baku ka strategji të hartuar, se ka përparësi të dukshme ushtrake ndaj Armenisë të cilën e ka krijuar në dekadën e kaluar.

“Kjo ka qenë e mundur duke ju falënderuar resurseve energjetike që i kanë siguruar Azerbajxhanit sasi të madhe parash. Sulmet kanë ndodhur në terren malor, aty ku armenët nuk mund të luftojnë, dhe gjithçka është planifikuar që të kufizohet mundësia e konfliktit me Rusinë, e cila ka forca të konsiderueshme në Armeni. Operacionet e vogla mund të ndërpriten shpejt para se Rusia të reagoj”, shton Stratfor, përcjell Indeksonline.

Megjithatë, siç theksohet, këto manovra nuk janë plotësisht pa rrezik, me kërcenimin se Moska mundet gjithsesi t’u dërgoj ndihmë aleatëve të saj, edhe pse Azerbajxhani dëshiron ta shmang këtë.

“Ndërprerja e shpejt e luftimeve tregon se Bakuja tenton të ndihmoj në përpjekjet e Rusisë që të garantoj paqe të qëndrueshme, pasi që Moska nuk dëshiron luftë totale. Nëse kjo ndodh, Turqia mund të reagojë dhe të përfshihet në konflikt, duke dëshiruar që të vendos balanc në Kaukaz. Bakuja e kupton se nuk mund t’i bëjë ballë e vetme Rusisë dhe ta ndryshoj status-kuonë. Me gjithë qëllimet e qarta, një strategji e tillë mund të nxis konflikt edhe më të madh, mirëpo asnjëra palë nuk është e gatshme”, përfundon Statfor.

Përleshjet shekullore rreth Nagorno Karabakh-ut, të cilat kanë kulmuar në kohën e Bashkimit Sovjetik kur Moska këtë rajon të banuar kryesisht me armenë ia kishte bashkangjitur Azerbajxhanit, e gofet rajonin e Kaukazit, pjesë strategjike me domethënie të madhe për transportin e energjetikëve në Iranë, Turqi dhe porte në Lindjen e Afërt.

Deri te eskalimi i luftimeve ka ardhur në vazhdën e krizë së madhe diplomatike ndërmjet Rusisë, e cila ka marrëdhënie të mira me Armeninë, dhe Turqisë, aleate tradicionale e Azerbajxhanit.

Turqia është aleati kryesor i Azerbajxhanit, me të cilin ka lidhje të afërta gjuhësore dhe kulturore, derisa me Armeninë nuk ka marrëdhënie diplomatike për shkak interpretimeve të ndryshme të vrasjeve masive të armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915, të cilën Armenia e vlerëson si gjenocid, kurse Turqia nuk e pranon.

Turqia që nga fillimi ia ka mbajtur anën Azerbajxhanit dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, ka thënë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke e quajtur vëlla presidentin azer, Ilham Alijev./Tema

 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Video/ Kapen dy persona me 22 kg kanabis në Vlorë

Tiranë/ Shisnin dhe prodhonin drogë, kapen 4 persona nga policia

Kush është fëmija që sot mban nofkën “Famëkeqi”

Kush është fëmija që sot mban nofkën "Famëkeqi"

Foto/ Nuk mund ta besosh si është shndërruar Sharm El Sheikh

Foto/ Nuk mund ta besosh si është shndërruar Sharm El Sheikh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}