Një i vdekur dhe një i plagosur është mbyllur bilanci i ngjarjes së fundit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është vrarë nga i biri.
Viktima është Artur Kurti i cili dyshohet se është qëlluar me thikë, ndërsa i plagosur ka mbetur kunati i tij, L.R.
Sipas policisë viktima ishte duke u kthyer në shtëpi ditën e sotme dhe aty ka gjetur kunatin e tij.
Mësohet se ai është në proces divorci me bashkëshorten.
Bëhet e ditur se në shtëpi ndodhej edhe djali i tij J.Kurti.
Këtu mendohet se ka nisur konflikti mes Kurtit dhe kunatit të tij, L.R.
Pasi, bëhet me dije se kunati i ka kërkuar viktimës që të mos divorcohet.
Ku shtetasi Artur Kurti ka marrë një thikë dhe ka plagos kunatin e tij, L.R.
Më pas, ka qenë i biri i viktimës që ka qëlluar babain pasi ai ka plagosur dajën e tij.
Fatkeqësisht, A.Kurti ndërroi jetë, ndërsa kunati ndodhet në gjëndje të rëndë në QSUT.