Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri/ Trajneri i Partizanit: Lojtarja e Tiranës shpullë lojtares sonë

2016/04/05 at 12:50 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri/ Trajneri i Partizanit: Lojtarja e Tiranës shpullë lojtares sonë

Përplasje fizike mes volejbollisteve që mund të kishte edhe ndonjë fund më të hidhur, nëse nuk do të ishin prezente forcat e rendit në sallën sportive “Farie Hoti”.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për kampionatin kombëtar për të reja e fituar me rezultatin e pastër 3­0 nga bardheblutë, por që fundi i saj la një shije të hidhur.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i të kuqve, Ilir Thanasi, jep detaje për sherrin e ndodhur.

“Ndeshja mbaroi qetësisht dhe në fund fitoi ajo skuadër që luajti më mirë. Pra, fitoi Tirana me rezultatin 3­0.

Në momentin që vajzat e skuadrës sime afrohen te stoli për të marrë çantat e materialet, shoh një moment Stela Agollin mes lojtareve të mia duke sharë, bërtitur e ulëritur.

Një bisedë si të moshës së tyre. Në moment shkoj unë së bashku me të dy arbitrat. Shpreh keqardhjen se po përdorte një fjalor aspak etik, ndërkohë shkon dhe më tej e gjuan me shpullë lojtaren tonë Livian (Xhaferraj). U ndodh edhe policia në çast dhe i mori me vete për sqarim.

Vetë Livia zgjodhi të mos bëjë denoncim. Për rastin në fjalë, ne si klub kemi njoftuar edhe Federatën Shqiptare të Volejbollit.

Madje, si presidenti dhe sekretari ishin të pranishëm në pallatin e sportit. Deri në momentin që ata ishin prezentë, gjithçka shkoi shumë mirë dhe pasi u larguan, filloi një acarim mes lojtareve në kuptimin e vonesës së lojës.

Gjithçka ndodhi aty për aty dhe nuk di të them se si kanë qenë problemet më parë.

E përsëris që në fushë nuk pati asnjë përplasje.

Livia nga ana e saj i kërkoi sqarime se kë shan ti dhe çdo gjë ndodhi mes tyre”, sqaroi fillimisht për gazetën trajneri i Partizanit, Thanasi.

Në vijim kreu i pankinës së kuqe shprehu keqardhjen dhe për indiferencën e shfaqur nga stafi teknik i bardhebluve.

“Ai mund të jetë ekip shumë i bukur, por kur nuk ka një drejtues, kjo lë për të dëshiruar. Kur ndodhi incidenti, ishim prezentë unë dhe dy gjyqtarët, ndërkohë që nuk e mora vesh ku ishte trajnerja e skuadrës tjetër. Realisht e pa incidentin. Dhe sinqerisht më vjen shumë keq që si ka mundësi kolegia ime nuk vjen për të ulur tensionin.

Pas ndeshjes, edhe gjyqtarët e takimit, sipas rregullores, mbajtën raportin e tyre.

Gjithashtu edhe ne si klub do të marrim masat tona, duke i bërë një relacion federatës për incidentin e ndodhur me Tiranën”, e mbylli prononcimin e tij trajneri Thanasi.

Gazeta tentoi të kontaktonte edhe me trajneren e Tiranës, Rudina Omari, por nuk mundi të merrte një reagim prej saj.

Ju sugjerojmë

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael
Bota

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael

18 Qershor, 2025 3:19 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4
Aktualitet

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

18 Qershor, 2025 2:50 pm
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
Rajoni

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

18 Qershor, 2025 2:50 pm
“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
Aktualitet

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

18 Qershor, 2025 2:43 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

18 Qershor, 2025 2:26 pm
Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Aktualitet

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

18 Qershor, 2025 2:13 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan
Aktualitet

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

18 Qershor, 2025 1:47 pm
“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
Aktualitet

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

18 Qershor, 2025 1:32 pm
Para
Arrestohet shqiptari budalla/ Mendoi se do vidhte kompaninë e gazit

Arrestohet shqiptari budalla/ Mendoi se do vidhte kompaninë e gazit

Shqiptarët në “parajsat” fiskale/ Nga Andis Harasani te Mihal Delijorgji

Shqiptarët në "parajsat" fiskale/ Nga Andis Harasani te Mihal Delijorgji

Tërbohet i gjithë qyteti/ Avokati e sekretarja kapën duke bërë seks

Tërbohet i gjithë qyteti/ Avokati e sekretarja kapën duke bërë seks

Please login to join discussion

TE FUNDIT

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael

(VIDEO)“Jetë e luftë”/ Nëna lind trinjaket në një spital nëntokësor në Izrael
18 Qershor, 2025

Në Spitalin Rambam në Haifa në Izrael, i cili aktualisht po operon nëntokë për shkak të konfliktit ushtarak me Iranin,...

Lexo më shumë

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
18 Qershor, 2025

Në episodin më të fundit të emisionit “Elevate by Floriana Garo”, publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube, u...

Lexo më shumë

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4
18 Qershor, 2025

Rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës vijon pa problematika. Sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më...

Lexo më shumë

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
18 Qershor, 2025

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com