Princesha Elia Zaharia ka qenë e ftuar në rubrikën “Emocion” të programit “E diell” ku ka folur për dasmën me Princin Leka, që do të mbahet në 8 tetor.
“Data 8 është ditëlindja e mbretit Zog dhe ishte pikërisht ideja e Princ Lekës, që ne të martoheshim në këtë datë që fatmirësisht këtë vit përkonte ditë e shtunë”, ka thënë Elia.
E pyetur nëse u ishte dashur kohë të mendoheshin për të marrë një vendim të tillë, aktorja Elia Zaharia ka thënë se kishte ardhur momenti për ta bërë një hap të tillë. “Ne kemi më shumë se 8 vite lidhje dhe është pikërisht moment i duhur për të krijuar një familje”.
Princesha Elia nuk ka treguar detaje nga ceremonia dhe është shprehur se edhe ajo vetë nuk është duke i përjetuar ende emocionet e ceremonisë, pasi është akoma shumë herët.