TIRANE- Ajo është prej tre vitesh në poste të rëndësishme. Vjollca Braho e partisë së Shpëtim Idrizit, PDIU drejtoi për dy vite Sigurimet Shoqërore dhe muajt e fundit ajo është në postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Posti më i lartë në shëndetësi, pas Ministrit.
Znj. Spaho nuk e fsheh mbështetjen për partinë e saj. Së fundmi është kapur një audio, ku prezanton drejtoreshën e re të spitalit në Fier, sigurisht edhe kjo e PDIU.
Braho thotë se “do japim më shumë fonde për spitalin e Fierit, meqënese drejtoresha e re, Bruna Cami, vinte si një propozim i PDIU-së”.
Audio është publikuar nga portali HashtagAL.