Policia ka arritur të arrestojë një person i cili vidhte portofolët e qytetarëve në linjat e autobusëve të Tiranës.
“Më datë 03.04.2016, u arrestua shtetasi Fatmir Malko, 33 vjeç, banues në Tiranë, në autobuzin e linjës së Tiranës së Re, i ka vjedhur portofolin shtetases Xh. T., 25 vjeç, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ai akuzohet për vjedhje të parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal. Mësohet se ky nuk është rasti i parë që 33vjeçari ka kryer këtë vepër penale, por dje është kapur në flagrancë dhe e reja ka denoncuar në polici rastin.