Banorë të fushës në “Misto Mame”, Tiranë, kanë dalë sot në protestë pasi tokës në të cilën ata kanë ndërtuar u ka dalë pronari. Banorët shprehen se kanë ndërtuar aty që në vitet ‘90 e se ia kanë blerë tokën pronarëve.
“Ai pronar më ka lëshuar tjetër numër parcele, ky që del pronar tani ish pronar është tjetër parcelë. Shiko çfarë ngatërrese që bëhet. Me kë pronar do të paguaj unë më parë me të parin apo me të dytin. Në këtë protestë kërkojmë që të zgjidhet problemi jonë, prandaj jemi mbledhur që ne jemi me shtetin shteti le t’i likujdojë pronarët si do që ngatërrohen ata”, u shpreh një banor.
Ata kanë kërkuar që shteti të gjejë një zgjidhje ose në të kundërt do të bllokojnë rrugën.
“Na ka dalë një pronar tani dhe na thotë që është toka e vet. Tokën në ja kemi blerë një tjetri. Tani ne i lutemi shtetit që të marri masa që të mos shkojmë më nëpër gjyqe sepse është hera e pestë që shkojmë në gjyqe edhe nuk na është zgjidhur asnjë problem”, tha një tjetër banor të cilit gjithashtu i ka dalë pronari i tokës në vendin ku ka ndërtuar shtëpinë”, thanë banorët.