Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Zhduket dëshmitari kryesor i çështjes së CEZ/DIA

2016/04/03 at 12:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Zhduket dëshmitari kryesor i çështjes së CEZ/DIA

Në dëshminë e tij për Gjykatën Ndërkombëtare, ish ­drejtori ekzekutiv i DIA­-s, Elvis Mataj, dëshmitari kyç në çështjen e CEZ’­it, tregoji kohë më parë për disa kërcënime që kishte marrë.


Elvis Mataj ka qenë drejtues i kompanisë së Kastriot Ismailaj, i cili qe përfshirë në konflikt të drejpërdrejtë  për administrimin e saj.

Kompania e tij, ka pasur punë direkt me borxhet e pambledhura të CEZ dhe dyshohej se ka fshehur edhe fitimet, ku është përballur prej një viti në gjyq që e akuzojnë për skemë mashtruese për fshehjen e TVSH.

Sipas Matajt, incidenti ka ndodhur në kohën kur ish-drejtuesi i DIA’s, z.Andi Spahiu në vitin 2012 shkoi dhe i tha se ishte takuar me z.Ismailaj dhe se ai z.Ismailaj mund të porosiste dikë nga Kosova, apo veriu i Shqipërisë apo ndonjë serb që për vetëm 20 mijë euro mund ta vriste.

Ndërkaq, pas gjithë kësaj kohe, dëshmitari kyç i kësaj çështje rezulton i zhdukur.

Në emisionin Opinin në TV Klan, Mataj deklaroi se ky ishte një kërcënim serioz për jetën.

Duke shtuar se pas këtij kërcënimi, erdhi edhe një i dytë me datë 12 qershor 2012 në rrugët e Tiranës.

Sipas tij, kësaj here, më shumë kërcënimi ishte psikologjik.

Mataj ka treguar se situata precipitoi dhe z.Ismailaj i tha :“dy duart për një kokë i kam”.

Kjo është një shprehje shqiptare, që e përkthyer do të thotë “unë do të mbroj interesat e mia me çdo kusht” dhe ky është një kërcënim serioz në Shqipëri.

Kërcënimet e tij ishin indirekte dhe të sofistikuara. Të paktën kështu tregon dëshmija e tij.

Rrjedha e ngjarjes…

CEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve.

Pasi CEZ mori kontrollin e kompanisë, e riemërtoi atë CEZ Shpërndarje. Gjiganti çek i energjisë filloi të kërkojë për partnerë në Shqipëri për të lehtësuar biznesin me autoritetet shqiptare.

Dëshmia që Hejsek ka dhënë për autoritetet shqiptare thotë se kompania fillimisht kontaktoi një ish-ambasador shqiptar në Pragë dhe, përmes tij, ish ministrin e jashtëm dhe njeriun që sot është kryetar i parlamentit, Ilir Meta.

Hejsek thotë se Meta i referoi ata te Ismailaj si dikush që gëzonte mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë. Meta veproi si garantues i marrëveshjes.

Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pambledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, “merrte gjysmën,” shtoi ai.

Përmes zyrës së tij ligjore në Tiranë, Haxhiaj & Hajdari, Ismailaj regjistroi kompaninë Debt International Advisory, DIA, në Ishujt Virgjin Britanikë në 7 korrik 2010.

Drejtorja e vetme qe Juliana Muço, mbesa e avokatit Artan Hajdari në Tiranë.

Kompania më pas, më 4 gusht 2010, regjistroi degën e saj në Tiranë, Debt International Advisory-Albania, administrator i të cilit u emërua Ismailaj.

Më 1 shtator 2010, DIA nënshkroi një kontratë me OSSH për të mbledhur borxhet që institucionet publike dhe konsumatorët privatë i detyroheshin shpërndarësit të energjisë dhe që ishin më shumë se 90 ditë të mbartura.

Sipas provave të mbledhura nga prokurorët shqiptarë, bazuar në emailet mes CEZ Albania dhe CEZ a.s në Pragë, marrëveshja mes DIA dhe OSSH e nënshkruar më 1 shtator 2010 bazohej në “gënjeshtra” dhe “dokumente false”.

Gjithsesi, investigimi nga prokurorët shqiptarë më vonë zbuloi se informacioni që Ismailaj i pati dërguar OSSH për DIA dhe për skemën e mbledhjes së borxhit, të cilën më pas Hejsek ia dërgoi bordit të CEZ në Pragë, qe i pavërtetë.

Në periudhën në të cilën prezantimi ishte përgatitur, kur Ismailaj pretendonte të kishte dhjetëra punonjës dhe shumë departamente, DIA ltd nuk qe ende e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë.

Kompania Pasut & Partners, për të cilën Ismailaj pretendonte se kishte përgatitur prezantimin e DIA, as që nuk ekzistonte në kohën kur prezantimi qe përgatitur.

Sipas regjistrit të biznesit të qytetit Villach në Austri Pasut & Partners ndryshoi emrin në International Corporate Consultants AG në 4 nëntor 2009.

Ndryshe nga pretendimet e Ismailajt, raporti qe përgatitur përgjatë një periudhe dyjavore në prill 2010 nga dy ekspertë shqiptarë të energjisë.

Sipas dëshmisë që Elvis Mataj, ish drejtor ekzekutiv i DIA dha për prokurorët, Kastriot Ismailaj, Sokol Hysenaj dhe Petrit Ahmeti përgatitën raportin.

Hysenaj ishte një punonjës i OSSH në atë kohë dhe më vonë u bë drejtor ekzekutiv i DIA pasi Mataj dha dorëheqjen. Ahmeti qe këshilltar i Entit Rregullator të Energjisë, ERE, dhe në tetor 2013 u bë kryetar i saj.

“Ismailaj ka kërkuar ndihmën e Ahmetit dhe Hysenajt për të përgatitur një prezantim i cili do të bindte drejtuesit çekë për të nënshkruar kontratën për mbledhjen e borxheve,” shkruajnë prokurorët në aktakuzën ndaj Ismailajt.

“Manipulimi dhe përfshirja e emrit të një kompanie austriake në propozim synonte të bindte zyrtarët e lartë çekë të CEZ se ky prezantim ishte përgatitur nga DIA ltd,” shtuan ata.

 

 



Ju sugjerojmë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Para
Foto/ Çfarë kanë të përbashkët Armina dhe Riselda?

Foto/ Çfarë kanë të përbashkët Armina dhe Riselda?

FOTOLAJM/ Shëndetësia ka rilindur pikërisht kështu…

FOTOLAJM/ Shëndetësia ka rilindur pikërisht kështu...

Aksident me vdekje në autostradë

Aksident me vdekje në autostradë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com