Kleviz Bega i njohur për të gjithë si “Kastro Zizo” nuk është gjithmonë ai djali rebel që veçse me muzikën e veçantë, i tërheq të gjithë me humorin e tij.
Ndarja nga jeta e nënës së tij e ka bërë atë mjaft të ndjeshëm, teksa po vuan mungesën e saj në këto ditë që ajo nuk është më pranë tij. Përmes një statusi mjaft prekës, Kastro i kërkon ndjesë nënës së tij për faktin që sipas tij nuk ishte djali më i mirë për të.
“Qenka e vështirë ta shoh jetën pa ty mam. Por e di që nuk vuan më aty ku je…frymën e fundit e ndamë bashkë…dhimbjet s’ti mora dot se të gjitha t’i kisha marrë…më mungon që tani edhe pse nuk isha djali më i mirë për ty! Më fal…”, shkruan ai./ Zëri