Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria fali ‘ndëshkimet’ elektorale, 2015-a bum gjobash ndaj biznesit

2016/04/03 at 9:31 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria fali ‘ndëshkimet’ elektorale, 2015-a bum gjobash ndaj biznesit

Bumi mes sipërmarrjeve nuk ka munguar vitin e kaluar. Nuk flasim për bum shitjesh, investimesh apo prodhimi. Por, për hovin që morën gjobat ndaj sipërmarrjeve. Qeveria fali një pjesë të gjobave të vëna në prag e përgjatë zgjedhjeve elektorale të vitit 2013, por nuk e ndali hovin për të formalizuar ekonominë përmes gjobave administrative. Apelimet dhe vendimet tatimore nxjerrin në pak faktin se administrata u nxitua, duke gabuar ndjeshëm. Gjobat e lëna në fuqi ishin vetëm 32% e atyre të shqyrtuara.


Aksioni kundër informalitetit vitin e kaluar u shoqërua me një mori gjobash nga administrata tatimore. Ndërsa fali gjobat elektorale të vitit 2013, administrata nuk ngurroi të firmosë penalitete mes bizneseve të ndryshme.

gjobat

10 milione leke gjobe per bizneset qe nuk leshojne kupon tatimor

Sipas të dhënave mbi gjobat, të disponueshme nga tatimet, apelimi i gjobave ishte gati tre herë më i lartë se një vit më parë, duke arritur në gati 12 mijë (11.880). Por ndërsa administrata ka qenë më dinamike në rritjen e ritmit të gjobëvënies, nuk ka ecur me të njëjtat ritme zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Sipas të dhënave, në 2014-n, është marrë vendim për 75% të gjobave të apeluara, ndërsa vitin e kaluar, iu dha përgjigje 62% të gjobave të apeluara nga biznesi.

Për nga numri, apelimet tatimore janë më të lartat e pesë viteve të fundit, ndërsa për nga vlera, gjobat e vëna nga administrata dhe të ankimuara vitin e kaluar janë më të lartat e tre viteve të fundit. Arriti në 16.2 miliardë lekë ose 116 milionë euro shuma që biznesi ankimoi te Drejtoria e Apelimit Tatimor. Këto janë ankesa që kryesisht bizneset i kanë bërë, sepse nuk kanë qenë dakord me vlerësimet tatimore pas kontrolleve, apo për gjoba të ndryshme.

Pjesa më e madhe e ankimimeve kanë qenë për taksat kombëtare, me rreth 6.8 miliardë lekë, të ndjekura nga TVSH, me 4.9 miliardë lekë, tatim fitimi me 1.6 miliardë lekë.

Vetëm 537 milionë lekë, apo rreth 3.3% e shumës së ankimuar është shfuqizuar, 5.3 miliardë lekë është në fuqi, 10 miliardë lekë është refuzuar dhe 357 milionë lekë është kthyer për saktësim.

ndarja-e-gjobaveapelimet-e-gjobaveecuria-e-nr-te-aplikimeveecuria-e-vleravendarja-e-trajtimit-te-gjobave

Grafiku i mësipërm tregon se pavarësisht morisë, vitin e kaluar ka qenë më i ulët numri i gjobave të lëna në fuqi, duke treguar se administrata u nxitua më shumë se kurrë në penalizimin financiar të bizneseve për shkelje administrative. Vitin e kaluar, krahasuar me pesë vitet e fundit, është shënuar numri më i lartë i gjobave të refuzuara.

Nga të dhënat mujore rezulton se korriku dhe dhjetori kanë qenë periudhat me gjobat më shumë të apeluara.

Grafiku nr. 6 Ecuria e gjobave

Sipas ligjit për procedurat tatimore, kur tatimpaguesi nuk është dakord me një akt administrativ dhe beson se administrata tatimore nuk e ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin, ai ka të drejtën e ankimit në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke kërkuar rishqyrtimin e pavarur të çështjeve që lidhen me këtë akt. Biznesi mund të ankimohet për çdo njoftim vlerësimi (për shembull një vlerësim tatimor i nxjerrë pas një kontrolli tatimor), çdo akt tjetër administrativ që ndikon detyrimin tatimor të tatimpaguesit, përfshirë kërkesën për kompensim (kur, për një tatim ose disa lloje tatimesh, tatimpaguesi ka një detyrim por gjithashtu gëzon edhe të drejtën e kreditimit ose rimbursimit), çdo akt që ndikon kërkesën e tij për rimbursim, çdo akt që ndikon kërkesën e tij për lehtësim tatimor, gabimet në llogaritjen e përqindjes së kamatëvonesës dhe vendosjen ose gabimet në llogaritjen e shumave dhe llojeve të gjobave.

Rivlerësimi i detyrimeve është arbitrar, e pranon edhe Këshilli i Investimeve

Në një anketim që Këshilli i Investimeve ka publikuar së fundi për mekanizmat e zgjidhjes së marrëveshjes mes biznesit dhe administratës publike ka konstatuar se “ekziston një perceptim i përgjithshëm mbi faktin se shpeshherë, rivlerësimi i detyrimeve tatimore ose doganore kryhet në mënyrë arbitrare nga administratat përkatëse pikërisht për të krijuar të ardhura dhe për të arritur objektivat dhe planet e tyre buxhetore, duke shfrytëzuar këto “mundësi” ligjore”. Në këtë aspekt, parashikimet e legjislacionit të zbatueshëm veçanërisht në fushën tatimore dhe doganore, konsiderohen nga biznesi se favorizojnë administratën në marrjen e vendimeve arbitrare. Institucionet fiskale kanë “de facto” epërsi ligjore ndaj biznesit në përballjen me to, pasi ky i fundit duhet të parapaguajë detyrimet pa u shqyrtuar ende në thelb mosmarrëveshja. “Parapagimi i detyrimit në rastin e tatimeve dhe i një pjese të gjobës në rastin e Doganave ka krijuar një klimë mosbesimi të ndërsjellë”, vëren raporti i hartuar mbi funksionimin e apelimit tatimor. Sipas biznesit, do të duhet që këto struktura dhe e gjithë administrata të mos ketë si kritere vlerësimi të punës së tyre apo të realizimit të objektivave buxhetore, shumat e mbledhura si rezultat i parapagimit të detyrimeve apo gjobave”.

 

Po sipas këtij raporti, Drejtoria e Apelimit Tatimor (DAT) ndonëse është e njohur gjerësisht nga biznesi, nuk perceptohet si një strukturë e pavarur nga pjesa tjetër e administratës tatimore dhe as e paanshme në vendimet e saj. Vendimet e kësaj të fundit janë në masën dërrmuese jo në favor të bizneseve, por të administratës tatimore. DAT ju jep të drejtë bizneseve në mënyrë të qartë vetëm në 4% të rasteve. Roli i DAT dhe i vendimeve të tij shikohen me dyshim nga bizneset dhe vihen në diskutim nga vetë ligji “Për procedurat tatimore” (i ndryshuar), në të cilin parashikohet se vetë vendimet e DAT janë sërish të ankimueshme në gjykatë nga administrata tatimore (drejtoritë rajonale) kur kjo e fundit nuk është dakord me to. Referuar të dhënave të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës, kjo e fundit ka vendosur në favor të administratës tatimore (drejtorive rajonale) kur këto të fundit kanë ankimuar vendimet e DAT në vetëm 1.4% të rasteve në vitin 2014 dhe 2.4% të rasteve në 2015-n./Burimi: Monitor

 



Ju sugjerojmë

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Aktualitet

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 Qershor, 2025 9:58 am
“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
Bota

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

22 Qershor, 2025 9:49 am
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Para
Të shtëna dhe granata para ardhjes së Vuçiçit në Kosovë

Të shtëna dhe granata para ardhjes së Vuçiçit në Kosovë

Futbolli në zi, shuhet legjenda Cesare Maldini në moshën 84 vjeçare

Futbolli në zi, shuhet legjenda Cesare Maldini në moshën 84 vjeçare

Thaçi: “Cila është alternativa e dialogut, një konflikt i ri?”

Thaçi: “Cila është alternativa e dialogut, një konflikt i ri?”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
22 Qershor, 2025

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
22 Qershor, 2025

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar pas sulmeve amerikane kundër centraleve bërthamore iraniane gjatë natës. Starmer...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thotë se nuk...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka vlerësuar Presidentin Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com