Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hyrë sot në territorin e Kosovës.
Mësohet se Vuçiç ka hyrë nga pika kufitare në Jarinje, ndërsa për momentin ndodhet në Leposaviç.
Ai do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok dhe, do të vizitojë edhe disa vende të tjera.
Në kohën kur pritej të ndodhte kjo vizitë në veri të Kosovës janë vendosur postera dhe billboard-a, ku i urohej mirëseardhje kryeministrit serb.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiç do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.
“Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira”, ka thënë Gjuriç.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar dje se vizita e kryeministrit serb në Kosovë është me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.