I ka mohuar zërat për një ndarje mes tyre e madje ka shpjeguar edhe arsyet përse mungoi në ditëlindjen e Norës. Në një intervistë për “Prive”, Robert Berisha ka treguar se Nora ka qenë në fitnes ditën e ditëlindjes dhe ai nuk ka mundur ta takojë.
“Ditën e ditëlindjes, Nora ka qenë në fitness. Pas fitness-it është takuar me Erën për t’u nisur për Shkup dhe pastaj për Londër. Nuk ka qenë me mua, sepse Nora këndon… Nuk ka ditëlindje për neve. Unë kam 25 vjet që nuk festoj ditëlindje” – tregon Roberti për Prive.