Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

REPORTAZH/ 25 vjet më pas, 2 prilli ndëshkimi i pazbardhur

2016/04/02 at 8:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
REPORTAZH/ 25 vjet më pas, 2 prilli ndëshkimi i pazbardhur

Nga Edi Lesi

Ka zënë pak ndryshk shigjeta që thotë rruga e Katalinës, po ajo dhe troshitja e makinës në urën mbi Drin të ndërmendin se po hyn në Shkodër. Tabela e madhe në të majtë ku shkruhet Lubjane, Zagreb, Vjene, Berlin, është pak më shumë se një orientim për shoferët, është si një vulë përkatësie, kaq shumë ky qytet ka gjakuar kah Europa.

Po sot është 2 prilli tragjik, një datë që ka ndalur humorin e shpotitë që prodhon paprere ky truall, atë ditë gri 25 vite më parë.

Ka një protestë në sheshin që mban këtë emër, përballë ish-komitetit të partisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur, pritet të vijë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 4 të rinjtë 20 vjeçarë që u vranë atë ditë, Arben Broci, Bujar Beshanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka janë krenaria e padyshimtë e shkodranëve, ndjenjë që dallohet në fytyra njerëzish e në ajri.

Zijai, 65 vjeç, lidh biçikletën në një copë hekur ngjitur me nje shkurre dekorative ku ra pa jete Arben Broci. “Këtu kam qenë, nuk e prisnim se skena ba gja. Ishim tu protestu në paqe. Si nji natë ma parë, veç kur krisën armët. U ba si luftë”, kujton ai.

Agimi ka qenë 20 vjeç atë kohë. Të tregon me gisht ndërtesën e vjetër pas memorialit ku feks një dritare e lënë pas dore.

“Prej atje gjujti snajperi, tek plumb”, thotë ai. Sot është degë e universitetit të Shkodrës godina përballë që ishte zyra e Partisë së Punës, që mori 4 jetë të pafajshme.

“Te Fillimet” e Preç Zogajt, shkruhet gjatë për 2 prillin. Shkodranët ishin ngritur në këmbë një ditë ndërmjet, pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur PD kish fituar bindshëm aty e po prapë komunistët duket se vononin rezultatin e donin të tregonin se ata ishin sërish në pushtet, pasi kishin marrë shumicën e votave në rang vendi.

Ahmet Kryeziu është vëllai i njërit prej dëshmorëve. Ngjitet në podium me emocion e flet shkurt. “Duam të vërtetën, pse ndodhi. Kush e dha urdhrin. Duam drejtësi”. Ai përmend dhe emrin e Gramoz Ruçit, atëbote Ministër i Brendshëm. “Mos të bëjë si engjëll në televizor, të flasë, të tregojë”.

Vita është sot 32 vjec. Ka ardhur me shumë shokë e shoqe të lagjes ku jeton në Xhabie. “Duam të dimë më shumë, kam qenë në fillore atë ditë, e morëm vesh se një ngjarje e rëndë ndodhi, erdhën prindërit më morrën në klasë”. Në pedonalen veneciane të Shkodrës ka pak lëvizje. Qyteti është në shesh dhe thirrjet mbërrijnë aty prej megafonëve.

Jetmiri, 19 vjeç punon kamerier në një bar të lezetshëm. Ai s’di shumë për 2 prillin. Thotë se ka një shok me të mençur për këto punë. Po ka dëgjuar nga prindërit se është bërë një masakër nga komunistët dhe ka parë dhe një dokumentar.

Kryetari i Partisë Demokratike ngre ovacionet kur shpall se 4 dëshmorët na kanë lënë një sprovë të përjetshme. Sprovën për të treguar të njëjtën vendosmëri e kurajë në përballje me të keqen që njësoj sot ka zënë rrugën e lirisë dhe mirëqenies. Basha angazhohet para qytetarëve se projekti i atyre që sakrifikuan më të shtrenjtën gjë, nuk do të ndryshket.

Në këtë marshim merr pjesë dhe historiani Romeo Gurakuqi. Ka qenë me 1 prill të 1991 deri në orën 10 të natës, me mijëra të tjerë para komitetit. Ishte gjithë qyteti, kujton ai. Romeo të nesërmen iku në Gruemirë ku punonte. Kur u kthye në mesditë gjëma kishte ndodhur.

“Ishte padyshim ndëshkim për anti-komunizmin e Shkodrës, i urdhëruar nga Tirana”,- thotë Gurakuqi.

Ky qytet e ka tëhuajtur regjimin që në fillesë. Kryengritjet e para anti-komuniste pas luftës aty u zhvilluan. Dhe demonstrata e parë në vitin 90 për të hedhur bustin e Stalinit. Aty në Shkodër kanë lindur ëndrrat për liri e Europë, që fluturuan më tej në qiejt e gjithë vendit. Në kthim, nuk mund të mos vësh re tabelën e madhe që thotë Lubjanë, Zagreb, Vjenë, Berlin. Më poshtë sikur vigjëlon mbi Dri, shigjeta me pak ndryshk, Rruga e Katalinës.

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

19 Qershor, 2025 12:57 pm
Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
Bota

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

19 Qershor, 2025 12:43 pm
Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
Aktualitet

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

19 Qershor, 2025 12:40 pm
Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
Bota

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

19 Qershor, 2025 12:35 pm
3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave
Aktualitet

3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë,Malaj e Denaj takim me drejtuesit e bankave

19 Qershor, 2025 12:30 pm
Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Trump pret ekipin e “Juventus” në Shtëpinë e Bardhë

19 Qershor, 2025 12:15 pm
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë/ Gjykata shtyn shqyrtimin!
Aktualitet

Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë/ Gjykata shtyn shqyrtimin!

19 Qershor, 2025 11:56 am
Gjenden mbi 5 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Nisin hetimet për 5 kryetarë të…
Aktualitet

Gjenden mbi 5 mijë bimë kanabisi në Shkodër/ Nisin hetimet për 5 kryetarë të…

19 Qershor, 2025 11:50 am
Korçë/ Vidhte bazamentet e mermerit në varreza, ndalohet nga policia 48 vjeçari
Aktualitet

Korçë/ Vidhte bazamentet e mermerit në varreza, ndalohet nga policia 48 vjeçari

19 Qershor, 2025 11:37 am
Para
Lama mbron Ermira Mehmetin/ Duke fyer myslimanët e duke cituar Biblën

Lama mbron Ermira Mehmetin/ Duke fyer myslimanët e duke cituar Biblën

Foto/ Student budallenj, ja si shkojnë në universitet

Foto/ Student budallenj, ja si shkojnë në universitet

Ndodhi/ Epoka e naftës drejt fundit!

Ndodhi/ Epoka e naftës drejt fundit!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
19 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, pasi ka goditur me thikë një shtetas ditën e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale
19 Qershor, 2025

Në të ardhmen, të huajt që duan të studiojnë në një universitet amerikan duhet të zbulojnë llogaritë në mediat sociale...

Lexo më shumë

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..

Lufta, izraelitët anulojnë pushimet në Shqipëri/ Tur-operatorët: Boshllëqet po i..
19 Qershor, 2025

Përshkallëzimi sërish i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i pasuar së fundmi edhe nga lufta me Iranin, solli pezullimin e...

Lexo më shumë

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake

Në kulmin e konfliktit me Iranin/Gjermania i shet Izraelit 4 mln € pajisje ushtarake
19 Qershor, 2025

Qeveria Gjermane miratoi eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael me vlerë gati 4 milionë euro. Siç raportohet kjo gjë u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com