Të martën, gazetari i New York Times Rukmini Callimachi publikoi disa shkrime mbi veprimtaritë e Shtetit Islamik. Shkrimet kryesisht janë të përqëndruara mbi logjistikën dhe komunikimet elektronike
të këtij grupi gjatë lëvizjeve në Europë, por gjithashtu jep një këndvështrim ndyshe mbi debatin e sigurisë dhe
“encryption”, inkripsionit të pajisjeve të zgjuara. Pas kapjes dhe marrjes ne pyetje të njërit prej
operativëve të ISIS, ai ka pohuar se para se te nisej për Europë, i është dhënë nga një specialist i ISIS
një usb me programin CClener, një program ky për të fshirë historinë e lundrimit online dhe programin
TrueCryp bashkë me një celës inkripsioni, për të hapur filet apo pajisjet e inkriptiuara prej tyre.
Callimachi raporton se ISIS vazhdimisht përdor programin TrueCrypt për të inkriptuar planet dhe komunikimet
dhe se ekspertët e inkripsionit pohojnë se TrueCrypt është mjaft i sigurtë dhe nuk është “krakuar” apo
thyer ende. Të dyja programet mund të download-ohen lirshëm dhe janë falas.
Pas përplasjes së Apple me FBI për të zhbllokuar Iphone-in e vrasësit të San Bernadinos
çështja programeve si TrueCrypt që mundësojnë përdoruesit të bllokojnë çdo pajisje me fuqinë e inkripsionit
duke bërë të pamundur aksesimin e të dhënave pa patur celësin dhe fjalëkalimin, po bëhet gjithmonë e më
kontroverse. Kërkesa gjithmonë e më e madhe nga autoritetet për të aksesuar çdo pajisje elektronike
për hir të sigurusë dhe nga ana tjetër nevoja për privaci po e bën inkripsionin veglën më me vlerë të këtyre viteve.