TIRANE –Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit te interest, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.
Burimet i thanë ABC News se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.
“Është urdhëruar nga kryeinspektori I përgjithshëm i ILDKPKI-së të nis hetimi pasurore për prokruorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jashte në këtë institucion prokruoren Rovena Gashi.
Drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha. Të katër këta zyrtare të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”, thanë burimet për ABC News me dyshimin se pasuria e tyre nuk justifikohet.
Po ky burim, konfirmoi faktin se verifikimit pasuror do t’I nënshtrohet edhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.
Gjithashtu burimet thanë se tashmë i janë nënshtruar një procesi të hollësishëm verifikimi të gjithë deklaratat e pasurisë së këtyre zyrtarëve të lartë të akuzës, verifikim ky që do të vazhdoi edhe në deklaratën e pasurisë që pritet brenda dy javë të dorëzohet në këtë institucion për vitin 2015.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshmë vazhdon të hesht në lidhje me axhendën e kryeprokurorit Llalla në SHBA, pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, të cilët thanë se prokurori i përgjithshëm nuk kishte takime me zyrtar të FBI-së apo DEA-së.
Si dhe për refuzimin e vizës amerikane për drejtuesin e prokurorisë së Durrësit prokurorin Agron Gjana. Burimet thanë se pritet kthimi i kryeprokurorit Llalla në Shqipëri, për të parë se cili do të jetë qëndrimi i tij, në lidhje me futjen e emrit të shefit të akuzës së Durrësit të emëruar nfa vet kryeprokurori në listën e zezë të ambasadës amerikane.
Nga ana tjetër, zyrtarë të ILDKPKI-së, i thanë ABC News se brenda 2 jave të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë si dhe zyrtarët e tjerë duhet të dorëzojnë deklaratat e pasurisë për vitin 2015. Për të gjithë ata që nuk dorëzojnë këtë deklarata, burimet thanë se do të ketë gjoba administrative dhe kallëzime penale. /ABCNEWS