Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Robert Elsie dokumenton të folmet në Shqipëri. Shihni sa shumë janë

2016/04/01 at 10:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Robert Elsie dokumenton të folmet në Shqipëri. Shihni sa shumë janë

“Albanian Dialects” ose “Dialektet shqiptare” ka qenë projekti i fundit i albanologut Robert Elsie­ një punë e mrekullueshme për dokumentimin e shqipes së folur në kohën tonë.

Elsie, që prej vitesh merret me studimin e larmive të ndryshme të kulturës shqiptare, ka shkuar në zona të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të zi e më gjerë për të incizuar të folmet shqip brenda dialekteve gege e toske. Të gjitha incizimet ai i ka publikuar në uebsajtin e tij ‘elsie.de’, duke ofruar varietete të ndryshme të gjuhës së folur.

Ai sqaron se të folmet kanë ndryshime nga zona në zonë dhe se sipas tij janë krejt magjepsëse. “Disa prej folësve janë folës të mirë të dialekteve, disa janë regjistruar për të dhënë një ide se si shqipja moderne përdoret në zona të ndryshme”, thotë Elsie, duke lajmëruar se shqipja ka dy dialekte kryesore: Dialekti geg për Shqipërinë e Veriut dhe ai tosk, për Shqipërinë e Jugut. Ai e vë kufirin mes dy dialekteve tek lumi
Shkumbin.

Puna e tij ka nxjerrë në pah 10 të folme kryesore:
Gegërishtja veriperendimore,
Gegërishtja verilindore,
Gegërishtja qendrore,
Gegërishtja jugore,
Dialekte tranzite,
Toskërishtja e veriut,
Toskërishtja labe,
Toskërishtja çame,
Toskërishtja e arvanitëve ,
Toskërishtja e arbëreshëve.

Albanologu ka publikuar deri më tani 12 incizime në Mal të Zi, 26 në Maqedoni, 34 në Kosovë dhe 75 në Shqipëri. Incizimet nuk i ka realizuar vetëm. Siç shihet, kur klikohet mbi zërat, shihet edhe personi që ka incizuar Artur Metani, Nick Gjonaj, Lumnije Jusufi, etj. Për secilin regjistrim ka disa të dhëna: Emri i personit, mosha, vendi i origjinës, vendi ku jeton dhe koordinatat, tema për të cilën flet, dialekti ose nëndialekti i përdorur, sa zgjat dhe personi që e ka regjistruar.

Albanologu kujton se lexuesi duhet të ketë parasysh që për shumë prej dialekteve lokale, fjala e fundit nuk është thënë ende. “Falënderimet
e mia shkojnë për ata që më kanë ndihmuar mua në këtë projekt. Mes tyre janë shumë fermerë e çobanë të cilët u mahnitën dhe u hutuan, kur një i huaj i çuditshëm u afrua pranë tyre dhe kërkonte të incizonte të folurën e tyre pa asnjë arsye. Shpresohet që koleksioni i incizimeve të vlejë në mënyrë të veçantë jo vetëm për dialektologët, por për të gjithë ata që kanë interes në gjuhën shqipe”, thotë ai duke kujtuar se një punë e ngjashme është bërë edhe nga Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Agnija Desnickaja, Shaban Demiraj dhe Bahri Beci. /GSH

Ju sugjerojmë

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit
Aktualitet

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit

19 Maj, 2025 1:17 pm
 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore
Aktualitet

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore

19 Maj, 2025 1:07 pm
Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve
Bota

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

19 Maj, 2025 1:01 pm
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë
Aktualitet

Çelet Java e Europës, Gonzato: Zgjodhëm 11 projekte në 9 qytete të Shqipërisë

19 Maj, 2025 12:42 pm
GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!
Aktualitet

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-deputetit, Dogjani: E iniciuar nga Rama!

19 Maj, 2025 12:34 pm
Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
Aktualitet

Prifti rrëzohet nga çatia e kishës, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

19 Maj, 2025 12:29 pm
Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar
Aktualitet

Rekomandimet në luftën ndaj kriminalitetit/ Dumani: Disa të vështira për t’u zbatuar

19 Maj, 2025 12:17 pm
Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë
Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

19 Maj, 2025 12:16 pm
Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…
Aktualitet

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit: Janë hartuar…

19 Maj, 2025 12:06 pm
Para
Arrestohet infermierja monstër, vrau 13 pacientë

Arrestohet infermierja monstër, vrau 13 pacientë

Tuna ndahet nga Cozman, bën foto seksi

Tuna ndahet nga Cozman, bën foto seksi

Rritet frikshëm borxhi i jashtëm

Rritet frikshëm borxhi i jashtëm

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit

Garë brenda PS-së për 5 mandate, kandidatët në “betejë” për karrigen e Kuvendit
19 Maj, 2025

Numërimi i votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në 3 qarqe në total: Kukës, Dibër...

Lexo më shumë

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore

 Lirohet Safet Gjici/ Ish-kryebashkiaku lë qelinë, shkak gjendja shëndetësore
19 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit liron Safet Gjicin, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u dënua...

Lexo më shumë

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

Diplomatët: BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve
19 Maj, 2025

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar kanë arritur pajtim për një marrëveshje për “rinisjen” e raporteve...

Lexo më shumë

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
19 Maj, 2025

“Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë, pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com