Njerëzit do kenë mundësi të konsumojnë torta të bëra me bajga lopësh.
Kjo ide nuk është aspak fryt i një haluçinacioni, por është një gjetje e përdorur tashmë në Indi.
Ëmbëlsirat, të bëra nga bajgat e lopëve me sanë, dhe të thara në diell, përgatiten nga gratë që jetojnë në zonat rurale dhe që përdoren për të ndezur zjarret.
Shitës të ndryshëm po ofrojnë zbritje për shitjet me shumicë, ndërsa disa konsumatorë po pyesin nëse mund ta paketojnë si dhuratë.
Madhavi Kochar, zyrtare e “Amazon India”; tha se ëmbëlsirat me bajgë lope janë listuar nga shitës të shumtë në platformën tonë që nga tetori.
Kochar tregoi se këto ëmbëlsira blihen kryesisht nga qytetet ku është e vështirë të blejnë ëmbëlsira të bëra me bajgë.
Në Indi, ku besimtarët e fesë hindu i konsiderojnë lopët si të shenjta, ëmbëlsirat me bajgë lope janë përdorur me shekuj të tërë për zjarre, qoftë për nxehje, gatim apo edhe rituale të fesë hindu.