Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgjë e re nga moralistët shqiptarë

2016/03/31 at 4:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjë e re nga moralistët shqiptarë

NGA DESADA METAJ

Ajo është nga të paktat, në mos e vetmja politikane shqiptare në Maqedoni që njihet mirë edhe në Shqipëri. E mirëshkolluar, me një shqipe të pastër dhe e artikuluar, ajo ka qenë shpeshherë e ftuar në emisione të ndryshme në TV shqiptare ku nuk ka mbetur pa u pëlqyer dhe për pamjen e saj të jashtme.

Nëna e një djali të vogël dhe e divorcuar prej pak kohësh, Ermira Mehmeti ka qenë shumë aktive dhe në jetën politike të Maqedonisë, ndonëse muajt e fundit është ndeshur me probleme dhe në partine ku ka milituar prej shume vitesh, BDI.

Dhe atëherë kur të gjithë po prisnin se cili do të ishte pozicioni i saj ne zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Maqedoni, një audio me sfond seksual i supozuar mes saj dhe zvkryeministrit Musa Xhaferri, ka shkëputur vemendjen nga problematika e aleancave të partive shqiptare drejt erotikës politike.

Dhe kur ky publikim bëhet nga një gazetar maqedonas, dyshimet rriten edhe më shumë jo vetëm për vërtetesinë, por dhe për momentin apo mënyrën se si përgjohen dhe përdoren përgjimet si shantazhe ndaj politikanëve.

Përtej indiferencës për atë çfarë ndodh me shqiptaret e Maqedonise (nuk gjen gjekundi një lajm për zgjedhjet e parakohshme dhe të rëndësishme të prillit), lajmi për audioskandalin e supozuar u botua dhe mori mijra klikime edhe nga shqiptarët e Shqipërisë.

Sigurisht që një ngjarje nga ato që rendom percaktohen si “roze” kanë interes të madh. Për me teper kur bëhet fjalë për një grua të zonjen dhe simpatike.

Por pakkush u interesua të marrë vesh të vertetën e ngjarjes, çfarë  fshihet pas publikimit dhe se sa të lënduar veç fëmijëve të protagonistëve mund të kishte kjo bisede erotike e dyshimte.

Të etur ende pas 20 vitesh për të lexuar te fshehtat e bisedave erotike, shqiptarët edhe njëhere i lanë hapësire medias të hedhë jetën private të politikaneve si kerma që u hidhet ujqërve të uritur.

Përtej të vertetës që ende nuk ka dale ne shesh, bëhet fjalë për një bisede private që nuk është bërë as në selinë e parlamentit dhe as në zyrat e partisë së protagonisteve. Përpos përgenjeshtrimit që të dy politikanët i kanë bërë ngjarjes, behet fjale për një përgjim të paligjshëm nga ata që kërkojnë zhdukjen e shqiptarëve nga Maqedonia.

Dhe përtej moralit të shtirur të një shoqërie në krizë, bëhet fjalë për një grua të lirë dhe një burrë të martuar, që në fund të fundit nuk janë votuar për sjelljen e tyre erotike, por për atë që mendohet se duhet të bëjnë për shqiptarët e Maqedonisë.

Dhe nëse duhen gjykuar për këtë,biseda dhe në qofte e vertetë, është element që nuk ndikon në vorbullën e shëmtuar dhe kaotike që prej me shumë se 10 vitesh i ka lënë në mizerje shqiptarët e Maqedonisë.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Para
Era Istrefi rifiton milionat e humbur

Era Istrefi rifiton milionat e humbur

VIDEO/ Ambasadori i SHBA-së në Kosovë “dashuron” muzikën turke

VIDEO/ Ambasadori i SHBA-së në Kosovë "dashuron" muzikën turke

ISIS bën thirrje për sulme në Gjermani, në shënjestër zyra e Merkel

ISIS bën thirrje për sulme në Gjermani, në shënjestër zyra e Merkel

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
13 Maj, 2025

Sot shënohet dita e tretë e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Teksa prej mbrëmjes...

Lexo më shumë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
13 Maj, 2025

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e...

Lexo më shumë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com