TROPOJE- Një sasi tritoli është vendosur në një lokal në fshatin Bujan të Tropojës. Sipas policisë eksplozivi ka shpërthyer në lokalin e shtetasit Ismail Avdia. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e vendosjes së eksplozivit në lokal, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur
ngjarjen.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, për të zbuluar nëse ka patur ndonjë konflikt që mund të ketë çuar në vendosjen e eksplozivit në
pronën e tij.
Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.