Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është kjo dieta juaj? Mesdhetare, por pa mish

2016/03/30 at 5:30 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
A është kjo dieta juaj? Mesdhetare, por pa mish

Të ushqyerit sipas mënyrës Mesdhetare është shumë e thjeshtë dhe ofron një sërë varietetesh, të cilat nuk do ta bëjnë aspak të mërzitshëm vaktin tuaj.


Ushqehuni me perime, bishtajore dhe thjerrëza, arrore e shumë fruta. Por nuk duhet të kaloni në ekstrem dhe të evitoni karbohidratet, hajini me masë.

Në vend të gjalpit, gatuani me vaj ulliri. Por nëse nuk heq dot dorë nga proshuta dhe zakoni i të ngrënit një sanduiç, një kafshatë nuk do t’ju çojë drejt vdekjes.

Ju rekomandojmë një listë me 10 produkte të pasura me proteinë me origjinë shtazore dhe bimore, të cilat do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë, por mbi të gjitha do t’ju mbajnë në formë dhe të shëndetshëm.

1- Kos

Nëse doni që t’i shtoni më shumë proteinë ushqimit tuaj, duhet të konsumoni më shumë kos. Mos tentoni t’i bini shkurt me kosin e frutave, por konsumoni 100% kos natural, pasi ai përmban më shumë proteina dhe më pak sheqer se kosi me fruta.

Në varësi të firmës, për një racion kos, mund të merrni 12 deri në 20 gram proteina. Kosi është shumë i mirë edhe për forcimin e kockave.

2- Vezë e zier

Me siguri tani do të jeni duke menduar; po veza ka shumë kolesterol, si ta hamë? E vërtetë, por nëse konsumohet në mënyrë të moderuar është një ushqim perfekt për në mëngjes. Përveç proteinës, ajo veza e vogël që nuk jua mbush syrin, ju jep një dozë të mirë me vitaminë D dhe vitaminë B-12 dhe vetëm 77 kalori për një kokërr. Dhe pjesa më e mirë është që mund ta merrni lehtësisht me vete kudo ku jeni, për një vakt të mirë.

3- Tërshërë

Thjesht hidhini ujë të ngrohtë, përzijeni dhe ja ku keni një pjatë të ngrohtë me proteina që shkon nga 150 në 200 kalori për racion. Për ditët kur e doni dhe një gjë tjetër ekstra, shtoni një banane ose disa bajame. 4- Fasule Si fëmijë ndoshta i keni refuzuar, por si të rritur duhet të keni ndryshuar mendim për fasulet dhe nëse nuk e keni bërë akoma, ky është momenti. Fasulet së bashku me bizelet dhe bishtajore të tjera janë burimi më i mirë i proteinës me nivel të lartë fibrash dhe të ulët yndyrnash. Për më tepër ju le të ngopur për një kohë të gjatë, duke ju mbajtur në formë.

5- Gjizë

Nëse mendoni se i thamë të gjitha me kosin, e keni gabim. Gjiza ka 3 gram më shumë proteinë se kosi dhe është vetëm 110 kalori, plus 125 miligramë kalcium, kaq i domosdoshëm për kockat tona.

6- Qiqra të pjekur

Jo qiqra në hell, por në furrë. Një grusht me qiqra të pjekura kanë rreth 120 kalori dhe rreth 5 gram proteinë dhe fibra. Qiqrat hyjnë tek familja e bishtajoreve dhe njihen për nivelin proteinik dhe ushqyes. Ju mund t’i piqni shumë lehtë në një enë të vogël në furrë për rreth 40 minuta, të përziera me pak kripë dhe erëza sipas shijes suaj.

7- Bajame

Bajamet, me të cilat s’kemi të ngopur, përveçse kanë nivel të mirë proteine mendohet se ulin dhe sëmundjet kardiovaskolare. Kleçka e vetme është të dini të ndaloni aty ku duhet me bajamet: vetëm 6 në ditë dhe do keni marrë dozën e duhur të proteinës së shëndetshme.

8- Qumështi i Sojës

Të gjitha produktet e sojës, janë një burim i shkëlqyer proteine, por qumështi i sojës është shumë më praktik dhe ofron edhe më shumë variacion, duke e bërë produktin ideal për t’u konsumuar. Në disa marka të qumështit të sojës, ai vjen dhe i përforcuar me ekstra kalcium. Pë ata që pëlqejnë ëmbëlsirat, qumështi i sojës vjen me disa shije si vanilje dhe kafe.

9- Quinoa Quinoa

Eshtë një produkt me shumë vlera ushqimore dhe zëvendësues shumë i mirë i drithërave tradicionale. Eshtë e pasur me proteinë dhe përmban fibra dhe minerale si fosfor, magnez, hekur dhe zink dhe ka nivele shumë të ulëta të kolesterolit. Eshtë ushqim i përkyer jo vetëm për vegjetarianët, por për këdo që po kërkon një proteinë të shëndetshme.

10- Fara kungulli

Farat e kungullit janë të shkëlqyera për t’ia shtuar sallatës apo supës, por edhe të vetme e kryejnë më së miri punën. Ndryshe nga quinoa, që është pak më e vështirë për t’u gjetur në Shqipëri, farat e kungullit i gjeni lehtësisht gjatë të gjithë vitit në dyqane. Gjithsesi periudha më e mirë është vjeshta, kur është dhe sezoni i kungujve. Mund t’i merrni farat dhe t’i piqni, veç bëni kujdes se si arrat edhe farat e kungullit kanë shumë kalori, kështu që kujdes me sasinë. Burimi: Agroweb



Ju sugjerojmë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Para
Referendumi në PS, zgjidhen komisionet e votimit në parti

Referendumi në PS, zgjidhen komisionet e votimit në parti

Hashash i kamufluar si cigare, kapet mësuesi e dy të tjerë

Hashash i kamufluar si cigare, kapet mësuesi e dy të tjerë

Gafa e Lionel Mesit/ Shokohen egjiptianët, na ofendoi rëndë

Gafa e Lionel Mesit/ Shokohen egjiptianët, na ofendoi rëndë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do...

Lexo më shumë

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
13 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë më datën 16 maj...

Lexo më shumë

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
13 Maj, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë protestë në ditën kur pritet të zhvillohet Samiti i...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
13 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com