Deputeti rebel i PS-së, Ben Blushi tha ditën e sotme për mediat se referendumi nëse do ketë zgjedhje për kryetar në PS do të nxjerrë rezultate të trukuara.
Kongresi i PS-së vendosi që me 9 prill të mbahet referendumi për zgjedhje ose jo për kreun e PS-së, por ai mendon se çdo gjë do të jetë një farsë.
Blushi deklaroi se ky kongres i ka hequr të drejtën e votës.
“Për referendumin pyesni ata që kërkuan referendumin dhe që nuk duan të bëjnë fushatë.
Nuk ka referendum në botë pa fushatë. Dhe kjo bëhet pasi rezultati do të jetë i trukuar”, tha Blushi.
Ndërsa ai theksoi se është e papranueshme që një deputet shkon me armë në protestë.
“Është diçka e rëndë që shoqërisë i imponohet një model i tillë. Në një protestë ku shkohet me armë, ligji duhet të veprojë. Ai ka kryer vetëvrasje politike”, tha Blushi.