Fotot e një mësuesi kinez gjimnazi krejtësisht nudo i cili mundohet të përdhunojë një studente kanë bërë xhiron e botës. Incidenti ka ndodhur në 28 mars, në provincën Guangxi, në kampusin e gjimnazit Taiping.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e mësuesve të tjerë ajo që ka shpëtuar studenten nga mësuesi 30-vjeçar.
Fotot tregojnë mësuesin e zhveshur tërësisht duke kapur me forcë vajzën nga mbrapa dhe duke e shtyrë pas murit, në mes të ditës. Mendohet se mësuesi është i sëmurë mendor dhe ka marrë trajtim mjekësor psikik në vitin 2011.
Menjëherë pas incidentit, personeli i gjimnazit njoftoi familjen e mësuesit, të cilët e dërguan në spital për trajtim./TCH/